Bankat e vogla sfidojnë të mëdhatë
Shoqëritë e mikrofinancës, ose ndryshe bankat e vogla, e kanë veten me fitim të konsiderueshëm. Ndryshe nga bankat e nivelit të dytë, të cilat raportuan humbje, gjatë vitit 2008, shoqëritë e mikrofinancës rezultuan me rritje në të gjithë treguesit kryesorë. Shoqata e Institucioneve të Mikrofinancës thotë se, anëtarët e saj nuk e kanë ndjerë krizën ekonomike të vitit 2008. Në total janë pesë shoqëri të mikrokreditit, të cilat kanë mundur të rrisin asetet me 17 për qind, kurse kredia e dhënë kapi nivelin e rreth 144 milionë dollarëve, gati 11 për qind më shumë se viti i kaluar. Këto shoqëri, të cilat konkurrojnë bankat e mëdha për disa produkte të caktuara, janë të licencuara dhe mbikëqyren nga Banka e Shqipërisë. Sipas kryetares së shoqatës, Zana Konini, "të gjendur në kushtet e një krize ekonomike globale, gjatë vitit 2008 sektori i mikrofinancës në Shqipëri nuk ka ndjerë ndonjë efekt negativ si p.sh. mungesë likuiditeti apo rritje të borxhit të keq".
Gjatë vitit 2008, asetet në sektorin e mikrofinancës janë rritur me 23.8 milionë dollarë, teprica e kredisë me 14 milionë dollarë, portofoli i depozitave me mbi 2 milionë dollarë dhe huamarrësit aktivë me 8265 klientë. Aktualisht, nga këto shoqëri kanë marrë kredi mbi 50 mijë individë, pasi qëllimi i funksionit të tyre janë financimet e vogla për personat fizikë.
Në Shqipëri mikrofinanca filloi të gjejë terren që nga fundi i vitit 1992, në kuadrin e një programi për lehtësimin e varfërisë, në zonën rurale.
Ashtu si treguesit e tjerë, edhe niveli i kredive të këqija ka pësuar rritje te mikrofinanca. Të dhënat e bëra publike nga shoqata tregojnë se nga 2 për qind, kreditë me risk regjistruan nivelin e 4 përqindëshit, gjatë vitit 2008.