Sigurimi i jetës, sa pak shpenzojmë
Sigurimi i jetës shihet ende si luks për shqiptarët. Nga paketat e ndryshme të sigurimeve që ofrohen në tregun shqiptar, i cili edhe këtë vit ngelet i orientuar drejt atyre që quhen sigurime jo të jetës, sigurimi i shëndetit zë më pak se 10 për qind të vëllimit të përgjithshëm të sigurimeve. Megjithatë sipas të dhënave dhe konfirmimeve nga vetë përfaqësues të shoqërive të ndryshme të sigurimeve të cilat operojnë në vend, vitet e fundit, si pasojë e privatizimit të një pjese të sistemit shëndetësor, duket se po fiton terren sigurimi i shëndetit, edhe pse në vlera të vogla.
Pavarësisht përdorimit të pakët të sigurimit të jetës apo shëndetit ekspertët parashikojnë që në vitet në vijim të ketë një zhvillim të shpejtë dhe të gjerë të përdorimit të tyre dhe jo vetëm në rastet kur janë të detyrueshme.
Në rang botëror Shqipëria vazhdon të jetë një ndër vendet që ka konsumin më të ulët vjetor për frymë të sigurimeve. Mesatarisht për një shtetas shqiptar konsumi i sigurimeve shkon 15 euro në vit. Në vendet e rajonit kjo shifër përllogaritet rreth 80 euro ndërsa në vendet perëndimore konsumi vjetor i sigurimeve për individ shkon deri në 2 mijë euro.