Qeveria e re "ngrin" buxhetin 2010
Udhëzimi i Ministrisë së Financave për të pasur brenda datës 29 gusht kërkesat e ministrive për fondet e buxhetit 2010, është zbatuar në kohë. Edhe tavanet e shpenzimeve për tre vitet e ardhshme janë bërë gati. Tashmë çdo ministri dhe institucion tjetër i lartë e ka pak a shumë të qartë sesa do të marrë, pasi vendimi për kufirin e shpenzimeve është marrë dy javë më parë. Pas gjithë kësaj, duket se Ministria e Financave e ka të qartë rrjedhën e veprimeve që duhet të ndërmarrë, në mënyrë që projektbuxheti të jetë gati për miratim nga qeveria brenda muajit shtator. Megjithatë, vijimi pa fund i negociatave për krijimin e qeverisë së re ka ndalur ritmin e punës në përgatitjen e buxhetit të vitit 2010. Burime nga Kryeministria bëjnë me dije se nuk do të merret asnjë hap, deri në zyrtarizmin e qeverisë së re. E gjitha varet nga posti ministror që do të marrin aleatët, deri tani pesë të konfirmuar. Ekspertët e Ministrisë së Financave nuk të nisin detajimin e buxhetit për aq kohë sa nuk është mësuar forca politike që do të drejtojë ministrinë e caktuar. Çdo ministri mbulon një apo disa sektorë dhe puna ecën sipas planit. Pas marrjes së postit ministror, forca politike do të operojë në bazë të programit të saj elektoral dhe për këtë qëllim mbetet ende e paqartë fondi që do t‘u akordohet.
Buxheti dhe prioritetet
Kërkesat për buxhetin 2010, dorëzuar nga ministrat aktualë brenda datës 29 gusht, mund të bien poshtë, pasi të tjerë zyrtarë do të emërohen në shtator të këtij viti. Ministria e Financave e ka të qartë se emërimi i ministrave të rinj do të ndryshonte linjën e prioritetit, në bazë edhe të programeve politike që kanë shpalosur gjatë fushatës. Sipas ligjit të buxhetit, Kuvendi i Shqipërisë duhet ta miratojë projektbuxhetin brenda muajit tetor, në mënyrë që zbatimi i tij të mos vonohet. Deri tani janë përfolur pesë ministri, që mund të drejtohen nga aleatët e demokratëve. Edhe pse nuk është konfirmuar ende, pritet që Ministria e Mjedisit, Ekonomisë dhe Energjetikës, e Jashtme, Arsimi dhe Shëndetësia, do të drejtohen nga aleatët, të cilët dallojnë për programin e tyre. Lëvizja Socialiste për Integrim ka prioritet punësimin, varfërinë, bujqësinë, etj. Paria Republikane vazhdon t‘i mbetet zgjidhjes së problemit të pronave, kurse Partia për Drejtësi dhe Integrim, synon të rrisë rolin dhe konkretizimin e çështjes çame në qeveri. Kujtojmë se poste drejtuese në administratën e re pretendojnë të kenë edhe aleatët e Partisë Demokratike, të paktën në rang zëvendësministri apo drejtorish rajonale. Në morinë e gjithë këtij ndryshimi dhe implementimi platformash, hartimi i buxhetit në kohën e duhur zë rol kryesor.
Parashikimet
Viti 2010 do t‘i përgjigjet arsimit. Ministria që mbulon Arsimin dhe Shkencën parashikon të marrë më shumë nga të gjithë, rreth 46 miliardë e 800 milionë lekë. Nuk mbetet pas Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, e cila mund të marrë nga buxheti i shtetit 2010, rreth 45 miliardë e 300 milionë lekë. Kjo ministri rrezikon të marrë më pak se ky vit, gati 16 miliardë lekë. Edhe për vitin që vjen prioritet do të jenë rrugët, ndërsa në total plani për të investuar në projekte publike është rreth 25 miliardë e 800 milionë lekë. Shëndetësia, që mund të drejtohet nga aleatët në qeveri, parashikon të marrë për vitin e ardhshëm mbi 28 miliardë lekë, ndërsa një tjetër ministri në negociata, Bujqësia, do të përfitojë të paktën 6 miliardë e 600 milionë lekë.