E Diel, 1 Nëntor 2026

Bankat fshehin kostot ndaj klientëve dhe stimulojnë pastrimin e parave

Banka e Shqipërisë zbardh gjashtë shkeljet e bankave të nivelit të dytë

Bankat e nivelit të dytë abuzojnë me transparencën e kostove ndaj kredimarrësve si dhe nuk japin informacion në lidhje me shumat dhe llogaritë e dyshimta. Problemet janë zbardhur nga Banka e Shqipërisë, e cila ka pasqyruar gjashtë shkeljet që janë konstatuar

gjatë inspektimeve në bankat e nivelit të dytë. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë mësohet se bankat e nivelit të dytë shkelin rregullin për administrimin e rrezikut të kredisë dhe rregulloren për mjaftueshmërinë e kapitalit. Gjithashtu në raport pasqyrohet edhe shkelja e rregullores për parandalimin e pastrimit të parave, për përdorimin e teknologjisë së informacionit si dhe rregullorja mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›