Çmimet monopol për TPL, kompanitë rrisin fitimet
Sigurimi i detyrueshëm i mjetit për llogari të të tretëve vijon të mbetet në çmim monopol, megjithatë drejtuesit e mjetit janë të detyruar tu nënshtrohen çmimeve të diktuara nga kompanitë. Kështu primet e shkruara bruto të sigurimit TPL e
brendshme për 5-mujorin 2010, arritën 1,202,190 mijë lekë, ose 1.39% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2009. Pavarësisht faktit se çmimi i tyre është monopolist, drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të paguajnë tarifën për të qarkulluar me mjetet e tyre. Gjithashtu rritje në pesë muajt e parë të vitit, të ardhurat nga sigurimet vullnetare arritën në 1,677,902 mijë lekë, ose 11.69% më shumë se të ardhurat e të njëjtës periudhë të një viti më parë. Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shëndetit në periudhën janar-maj 2010 arritën në rreth 174 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 0.24% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2009. Peshën më të madhe e mbajtën sigurimet e shëndetit me rreth 73% të të ardhurave të këtij grupi. Sipas të njëjtave burime mësohet se të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, në janar-maj 2010, arritën në 173,470 mijë lekë, 0.24% më pak se në janar - maj 2009.
Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"