Mimoza Sofroni: Bordet artistike, më shumë kompetenca me ligjin e ri
Drejtoresha për Artin dhe Kulturën në MTKRS flet mbi ligjin e ri të artit skenik
Drafti, i cili parashikon ndryshime thelbësore në ligjin për artin dhe kulturën, ka përfunduar tashmë nga Ministria e Kulturës dhe në shtator do të dërgohet në komisionet parlamentare. Ndryshimet në ligjin për Artin dhe Kulturën do shtojnë
kompetencat e bordeve artistike, të cilat deri më tani janë kritikuar vazhdimisht për vendimet e tyre. Drejtoresha për Artin dhe Kulturën në MTKRS, Mimoza Sofroni në një intervistë dhënë për gazetën pohon se një nga ndryshimet thelbësore është edhe ai për bordet artistike të institucioneve, të cilat do të krijohen dhe funksionojnë në bazë të rregullave më të qarta ligjore.
Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"