E Diel, 1 Nëntor 2026

Bankat greke në Shqipëri, ende me fitime

Edhe pse bankat e tyre të origjinës janë duke kaluar peripecifalëefektevetëkrizës së fortë financiare, ato greke në Shqipëri janë duke vazhduar trendin rritës të fitimeve të tyre. Një fakt i tillë rezultonngatëdhënatmëtëfunditqë Shoqata e Bankave ka publikuar në lidhje me ecurinë e sistemit bankar shqiptar gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Sipas tyre, në tërësi ky sistem paraqet një rritje të aktiveve të tij, duke shënuar në fund të muajit marstotalinprej1.140miliardëlekësh. Sasi kjo, e cila korrespondon me 89% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Dhe duke parë me detaje, gjendjen e këtyre aktiveve në bankat me kapital greknëShqipëri, rezultonsetetëgjitha ato, është shënuar e njëjta ecuri pozitive lidhur me këtë tregues të rëndësishëmpërnjëinstitucionbankar. Gjë qëmundtëthuhetedhepërtreguesin e mjaftueshmërisë së kapitalit të këtyre bankave. Lidhur me të, Shoqata e Bankave referon se ai ka qenë në total, në nivelin prej 15.9% në fund të marsit nga 15.6% që ka qenë ky tregues në fund të dhjetorit 2011, apo 14.8% në të njëjtën periudhë një vit mëparë. Enëkuadrinekëtijtreguesi, bankatgrekeqëoperojnënëShqipëri, kanëfiguruargjithashtumetënjëjtat normatëpërafërtatëmjaftueshmërisë së kapitalit. Nga ana tjetër, në të njëjtën linjë, duket se ka ecur edhe treguesi i depozitave pranë bankave në tërësi, i cili rezultoi të ishte në fund të tremujorit të parë 2012, me rreth 14 miliardë lekë më shumë se në fund të vitit të kaluar. Dukuri kjo, e cila është argumentuar nga ekspertët bankarë kryesisht me rritjen e depozitave të individëve, dhe që duket se ka pasur pakashumëtënjëjtënpanoramëedhe te bankat greke. Përmendim ndërkaq, faktinsevetëmparapakkohësh, Banka e Shqipërisë, doli me një vendim, i cili ndalonte transferimin e paravengabankatfilialenëShqipëri, tekbankatmëma, ivlefshëmkykryesisht për bankat që operojnë në sistemintonëbankarmekapitalgrek. Ndërkaq, bankat greke në vendin tonë, por edhe të tjerat, janë duke pritur ndonjë përfitim të mundshëm nga dukuria negative e tërheqjes prej klientëve të depozitave pranë bankaveqëoperojnënëGreqi, përmes ridepozitimit pranë tyre. Kujtojmë se janë më se 2 miliardë euro, për të cilat thuhet se janë depozituar prej emigrantëve shqiptarë në shtetin fqinj, e që ekspertët aludojnë, se mund të shihen si mundësi depozitimi pranë sistemit tonë bankar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›