PS vendos kushte te reja per Presidentin
Qamil Xhani
Procesit te zgjedhjes se Presidentit, Partia Socialiste i ka shtuar dhe tre kushte te tjera qe lidhen me reformat kryesore ne vend. Ne takimin e zhvilluar dje mes krereve te grupeve parlamentare te dy forcave kryesore politike, kreu i Grupit te Partise Socialiste, Gramoz Ruci, ka prezantuar kushtet e reja te opozites per te bashkepunuar ne lidhje me zgjedhjen e kreut te shtetit. Pas takimit me kreun e Grupit te PD-se, Astrit Patozi, Ruci ka prezantuar kushtet e PS-se, te cilat ishin permendur ne menyre me te detajuar ne nje editorial qe kreu i selise roze, Edi Rama, publikoi dy dite me pare ne faqen e tij zyrtare te internetit. Ruci u shpreh se propozimi i PS-se konsiston ne thirrjen e nje tryeze e te gjithe krereve te partive parlamentare, ne te cilen te finalizohen 4 ceshtje. "E para, te finalizoje dhe te miratoje me procedura parlamentare Reformen Zgjedhore. Dy, te finalizoje dhe te miratoje ne seancen e parlamentit Reformen Parlamentare. Tre, te finalizoje dhe te miratoje formulen dhe pastaj ajo te ndjeke procedurat parlamentare per ndryshime kushtetuese per heqjen e te gjithe imuniteteve te te zgjedhurve shqiptare qe gezojne imunitet. Kater, te finalizoje nje proces dhe te miratoje qysh ne raundin e pare nje President te gjithepranuar nga palet politike parlamentare", - tha dje per mediat Ruci. Duke folur per axhenden e re qe ka propozuar PS-ja, Ruci ka konfirmuar se klasa politike gjendet larg gjetjes se kandidatit per president. "Besoj qe jemi larg emrit tashme. Une po flas per nje dakordesi. Une po flas per nje tryeze te krereve te partive parlamentare per te zgjidhur 4 ceshtje themelore qe ka Shqiperia", - u shpreh Ruci. Kreu i grupit te deputeteve socialiste u shpreh se opozita synon te zgjidhe ne menyre te plote ceshtjen e reformave, duke i mundesuar vendit marrjen e statusit te kandidat per ne Bashkimin Europain. "Qellimin qe ka Partia Socialiste besoj perfshihet ne propozimin qe ben Partia Socialiste ne tryezen e negociatave. Ajo qe ne kerkojme eshte qe dhurata e munguar per Shqiperine dhe per shqiptaret dhe ne kuadrin e 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise, ne t'i bejme statusin e vendit kandidat Shqiperise dhe shqiptareve", - u shpreh Ruci pas takimit me deputetet e PD-se. I pyetur per profilin e kreut te ri te shtetit, Ruci ka theksuar se zgjedhja e kreut te shtetit eshte nje proces shumedimensional. "Ceshtja e presidentit eshte nje proces shumedimensional, sa eshte kushtetues, eshte procedural dhe parlamentar, eshte politik dhe moral. Ne qofte se ketij procesi procedural dhe kushtetues duhet t'i paraprije nje proces serioz, i pjekur dhe i matur politik dhe moral sigurisht gjenden formulimet", - u shpreh ai. Mosmbledhja e tryezes eshte cilesuar nga Ruci si nje ogur i keq per procesin e integrimit te vendit ne Bashkimin Europain.
Propozimet e PS
Tryeze e Kryetareve te Partive Parlamentare
Finalizim dhe miratim i Reformes Zgjedhore
Finalizim dhe miratim i Reformes Parlamentare
Finalizim dhe miratim i kufizimit te imunitetit
Proces gjitheperfshires per zgjedhjen e Presidentit