Diplomacia mblidhet në Siri, apelohet për paqe pas masakrës në Houla
Siri- I dërguari i posaçëm Kofi Annan pritet të vizitojë Damasakun ditën e sotme, një ditë pasi OKB dënoi Sirinë për përdorimin e armëve të rënda në qytetin Houla ku të paktën 108 njerëz mbetën të vrarë.
49 fëmijë dhe 34 gra ishin në mesin e të vdekurve gjatë së premtes, tha OKB-ja. Ambasadori i Sirisë në OKB tha se ka refuzar atë që ai e quajti ‘cunami i gënjeshtrave’ nga disa anëtarë të Këshillit të Sigurimit.
Ndërkohë sekretari i jashtëm i Britania së Madhe William Hague do të shkojë në Rusi, vend që e shikon Sirinë si një aleat jetik në rajon. Analistët thonë se kjo mund të jetë një mundësi për të sigurar një tranzicion politik në Siri dhe të shmanget një luftë civile. Rusia dhe Kina kanë bllokuar përpjekjet e mëparshme për vendosje sanksionesh të OKB-së në Siri.
Kjo është një deklaratë e fortë e një organizmi që gati gjithmonë ka bërë kompromis për të arritur marrëveshje. Gjuha e përdorur si në OKB dhe Uashington është shumë e fortë. Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton tha se dhuna dhe vrasjet e regjimit të Assad duhet të njohin fundin. Por diplomatët theksojnë se një proces politik është shpresa më e mirë për progresin.
Luftimet në Siri kanë vijuar megjithë vendosjen e 280 vëzhguesve të OKB-së për të monitoruar një armëpushim të ndëmjetësuar nga zoti Annan. Aktivistët e opozitës thanë se të paktën 30 persona u vranë të djelën kur ushtria bombardori qytetin qendor Hama.
Sipas raportit të Annan të dyja palët po luftojnë në vend duke shkaktuar viktima, në Siri janë vrarë 10 mijë persona që prej fillimit të protestave kundër presidentit Bashar al-Assad në Mars të vitit 2011.
Dorina Bilbili/IDEA/