Gaci: PS i qendron propozimit per moratoriumin
Nje prej deputeteve nismetare nga radhet e Partise Socialiste per heqjen e moratoriumit te skafeve ka reaguar dje ne lidhje me qendrimin e Partise Demokratike per shfuqizimin e ketij ligji. I pyetur nga gazeta "Koha Jone", deputeti Gaci nuk ka pranuar te komentoje gjate deklaraten e bere nga Partia Demokratike. Ai ka theksuar se pavaresisht deklaratave te bera nga PD-ja, Partia Socialiste u qendron propozimeve qe ka bere ne lidhje me shfuqizimin e ketij ligji dhe se argumentet per kete ceshtje do te paraqiten gjate diskutimeve ne seancen parlamentare. "Ne u qendrojme propozimeve tona qe kemi bere ne lidhje me moratoriumin. Argumentet tona do t'i paraqesim ne Kuvend", - u shpreh dje Gaci. Deputeti i Partise Socialiste ka kerkuar me pare mbeshtetjen e te gjithe ligjvenesve qe jane nga zonat bregdetare ne Kuvend, qe te votojne shfuqizimin e moratoriumit. Sipas tij, nje vendim i tille duhet te ishte marre qe me nisjen e sezonit turistik, duke i dhene me shume mundesi zhvillimit te biznesit. Ndryshe nga mazhoranca, Partia Socialiste e cileson vendosjen e moratoriumit si nje penalizim qe u behet operatoreve turistike ne vend. Ne propozimin e bere nga Partia Socialiste kerkohet qe te hiqet bllokimi i mjeteve lundruese ne Shqiperi, duke e cilesuar si nje mase te tepert dhe demtuese ndaj bizneseve. Sipas relacionit te projektit te opozites, "ky ligj qe ka bllokuar zhvillimin turistik e ekonomik te Shqiperise. Moratoriumi e ka vendosur Shqiperine ne nje pozicion te turpshem krahasuar me fqinjet bregdetare qe e shohin turizmin si burim mireqenieje per qytetaret e tyre". Moratoriumi eshte vendosur prej gjashte vitesh nga mazhoranca aktuale dhe ka pasur si qellim bllokimin e trafiqeve qe beheshin me skafe drejt Italise dhe Greqise. Edhe gjashte vite me pare, Partia Socialiste ka kundershtuar miratimin e tij duke e cilesuar si antikushtetues.
PD-PS, debate te vazhdueshme per moratoriumin e skafeve
Moratoriumi i skafeve qe nga momenti i miratimit dhe deri me sot eshte shoqeruar vazhdimisht me debate mes mazhorances dhe opozites. Opozita eshte shprehur vazhdimisht kunder, duke sjelle si argument kufizimin e te drejtes se levizjes se lire te mjeteve te tjera motorike ne uje. Debate te shumta jane bere, si ne parlament ashtu edhe ne komisionin e sigurise. Opozita ka kerkuar nga drejtuesit e larte te shtetit dhe konkretisht nga ministri i Brendshem qe te jepte nje informacion me konkret se cilat jane mjetet qe hyjne ne listen e mjeteve motorike qe kane te drejte te levizin ne ujerat tona.