E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat i fshehin tarifat

Analiza e Komisionit të Konkurrencës për sektorin bankar ka gjetur se bankat komerciale po i fshehin çmimet e shërbimeve nga klientët. Krejt kjo me qëllimin që klienti të lidhet me një bankë të vetme. Bankat më të shtrenjta në shërbime mbesin ProCredit dhe Raiffeisen. Nga Agon Sinanaj më 19 shtator 2011 në ora 08:09

Ka një arsye se pse kosovarët e ndërrojnë më vështirësi bankën. Atyre u mungojnë informatat e nevojshme rreth çmimit të shërbimeve dhe nuk kanë informacione se cila është më e leverdishme me çmime.

Ky terr informativ për klientët, sipas analizës se fundit për sektorin bankar, të Komisionit Kosovar të Konkurrencës, po i detyron klientët të bllokohen në një bankë të caktuar.

“Procesi i ndërrimit të bankës është për konsumatorin një proces i vështirë, i kushtueshëm dhe zakonisht kërkon kohë. Mungesa e informimit të klientit e detyron atë të ngelet i “bllokuar” në një bankë të caktuar dhe “kostot e transferimit” për të të jenë më të larta”, thuhet në këtë analizë, një kopje të së cilës e ka siguruar “Expressi”.

Mungesa e transparencës nga ana e bankave, sipas kësaj analize, paraqitet më qartë përmes pamundësisë së konsumatorëve për të krahasuar në mënyrë efikase shërbimet e ofruara nga bankat.

Me rregulloret ekzistuese të Bankës Qendrore të Kosovës, institucionet financiare janë të obliguara që t’i informojnë klientët për të gjitha shërbimet, qoftë direkt apo përmes publikimit të tarifave në ueb faqet e tyre apo t’i reklamojnë nëpër degë. Ndërkaq, kështu siç është aktualisht, përveç disa postimeve në ueb faqe nga disa banka, format e tjera të informimit të klientëve mungojnë.

Më shumë se bankat, për këtë punë viteve të fundit është përkujdesur Instituti “GAP”, përmes publikimeve të njohura si “Bankometri”.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›