Përpjekje e kotë
Pas dështimit që të pengojë planin e Qeverisë për vendosjen e kontrollit në dy vendkalimet kufitare në Veri, Serbia po e mashtron opinionin serb se ende ka mundësi të kthejë procesin prapa.
Disa ditë para 16 shtatorit, zyrtarët më të lartë serbë, duke filluar nga presidenti Boris Tadic, vazhdimisht kanë paralajmëruar se kanë plane për të mos lejuar vendosjen e doganierëve dhe policëve kufitarë të Kosovës në Veri, por nuk doli gjë nga kjo.
Me ndihmën e KFOR’it dhe EULEX’it, doganat në Bërnjakë dhe Jarinje janë bërë sërish pjesë sistemit doganor të Kosovës.
As thirrja e seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit, me ndihëm e Rusisë, nuk i mundësoi Serbisë të ndalë KFOR’in dhe EULEX’in që të ndihmojnë autoritetet kosovare për të marrë doganat.
Megjithëkëtë, zyrtarët serbë kanë lansuar një opsion tjetër përmes të cilit do të bëjnë përpjekje që së paku doganierët e Kosovës të largohen nga dy pikat doganore në Veri.
Shefi i delegacionit serb, Borko Stefanovic, por edhe zyrtarë të tjerë të Beogradit, kanë bërë të ditur se i kanë dërguar një letër Bashkimit Europian, përkatësisht Zyrës së Baroneshës Ashton, me të cilën propozojnë që “zgjidhja për funksionimin e pikave kufitare në Veri dhe doganave” të kërkohet në takimin e radhës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Letra me propozimin serb ka mbërritur në Bruksel, të premten pasdite, por asnjë zyrtar i BE’së nuk është marrë me të.
“Jemi të gatshëm të presim sa të jetë e nevojshme”, ka thënë ai.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...