Plani i Listës
Astrit Haraqija para pak ditësh është shpërblyer me postin e Zëvendësministrit të Ekonomisë në Qeverinë e koalicionit PDK – KKR dhe Lista dr. Ibrahim Rugova.
Nga pozita e re, Haraqija ka dhënë shenja se do të rikthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, por vetëm nëse mbahen zgjedhjet e reja partiake.
A ka mohuar pretendimet e Degës së LDK’së në Gjakovë se po merr pjesë në mbledhjet e degës së re të kësaj partie.
Thotë se nuk e përkrahë as grupin e Fatmir Sejdiut, as atë të Isa Mustafës në Gjakovë.
Ai deklaron se Lista po punon në krijimin e këshillave iniciues të degëve, derisa hapat e parë paralajmëron se do të shihen këtë javë.
Ka thënë se po bisedohet me faktorë brenda LDK’së për rikthimin e primatit të Partisë së Ibrahim Rugovës.
Fajtor për përçarjen e re në LDK e sheh Fatmir Sejdiun dhe Isa Mustafën.
Haraqija thotë se është një grup i deputetëve në Kuvendin e Kosovës që e mbështesin frymën e Listës Dr. Ibrahim Rugova.
Express: Ish-Dega e LDK’së në Gjakovë ju ka denoncuar se po merrni pjesë në degën e themeluar së voni, ku kryetar është Luan Gola?
Haraqija: Unë nuk marr pjesë në mbledhjen e Kryesisë së LDK’së të Degës në Gjakovë. Unë kam thënë edhe më herët, edhe tash jena LDK, Lista Ibrahim Rugova. Për atë që ka ndodh atje, jeni të njoftuar dhe s`kam ndërruar qëndrim. Kurse sa i përket anëtarit të Asamblesë në Gjakovë– unë anëtar i Asamblesë jam, sepse jam zgjedhur në emër timin, edhe kam qenë në bashkëqeverisje në atë kohë. Këtë të drejtë nuk mund të ma mohojë askush.
Express: Ju nuk keni marrë pjesë në mbledhjen e Degës së LDK’së në Gjakovë?
Haraqija: Jo, jo nuk është e vërtetë hiq. Absolutisht nuk qëndron ajo punë. S’ka shanse të marr pjesë në mbledhje të LDK’së në Gjakovë- hiq.
Express: Prej se keni themeluar Listën Dr. Ibrahim Rugova, ju nuk keni lidhje me asnjërën degë të Gjakovës?
Haraqija: Me asnjërën degë nuk mbajmë mbledhje, unë shumicën e tyre i njoh. I takoj ndonjëherë nëpër lokale, kështu, për kafe. Por, unë në mbledhje me ta absolutisht kurrë nuk kam marrë pjesë. Kjo nuk është e vërtetë hiq. Unë s`jam as me grupin e Fatmir Sejdiut, as me grupin e Isa Mustafës. Me asnjërin grup s’marr pjesë në mbledhje.
Express: Ish-Presidenti Fatmir Sejdiu prej shtatorit ka filluar vizitën nëpër disa degë të LDK’së. Më 1 shtator, ai e ka vizituar Degën e Kamenicës. A mund të ndodhë që po përgatitet të arrijë ndonjë marrëveshje me Isa Mustafën për të dalë kandidat për president?
Haraqija: Problemi është se prej fillimit kam thënë se këto zgjedhje që i ka organizuar në atë kohë nuk janë zgjedhje demokratike dhe nuk janë fer. Dhe në ato zgjedhje kam thënë se nuk dua të marr pjesë. Kjo krejt çka ka ndodhur është ajo që e ka bërë Fatmir Sejdiu bashkë me Isa Mustafën. Tash, ata kanë probleme në mes veti, unë nuk kam probleme.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express....