Bankat, jo më një biznes fitimprurës
Investitorët e huaj, që kanë hedhur para në sistemin bankar shqiptar, pritet të dalin jo shumë të lumtur këtë vit. Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, norma e fitimit mbi investimet në sistemin bankar shqiptar, gjatë tremujorit të parë të këtij viti, ra në vetëm 1.49 për qind. Vetëm dy vite më parë, sistemi bankar realizonte fitime sa 20 për qind të vlerave të investuara. Disa banka njohën një sukses të jashtëzakonshëm, sa arritën të realizonin norma fitimi prej 70-80 për qind në vit.
Investimet në sistemin bankar shqiptar janë rreth 61 miliardë lekë (465 milionë euro). Vitin e kaluar bankat realizuan fitime prej rreth 110 milionë dollarësh, por aksionerët e bankave nuk i "shijuan" këto fitime, për shkak se Banka e Shqipërisë ndaloi shpërndarjen e dividentit në janar, duke parashikuar një vit të vështirë.
Hera e fundit kur sistemi bankar shqiptar punoi me humbje, ka qenë tremujori i dytë i vitit 1999. Menjëherë sapo filloi lufta në Kosovë, bankat filluan të realizojnë fitime, të cilat u rritën me shpejtësi marramendëse. Miliardat e dollarëve dhe markave gjermane që erdhën në Shqipëri në atë kohë në formë ndihmash nga bota për të shpërngulurit e luftës, krijuan mirëqenie të konsiderueshme, gjë që i solli fitime edhe sistemit bankar.
Fillimi i investimeve në telekomunikacion dhe në industrinë ushqimore në vitet 2002-2003 solli një kërcim të përkohshëm të fitimeve të bankave në mbi 50 për qind të kapitalit aksioner. Por pas kësaj periudhe, Banka e Shqipërisë filloi të ushtronte presion mbi bankat private për rritjen e kapitalit aksioner. "Disa banka kanë kapital prej vetëm 5 milionë dollarësh dhe realizojnë fitime prej 5 milionë dollarësh në vit", tregonin në atë kohë ekspertët e BSH-së.
Sot, tregu bankar përbëhet nga 16 banka, por pesë bankat më të mëdha menaxhojnë 74 për qind të tregut, duke i lënë 11 bankat e tjera për të ndarë 26 për qind të tij.
Rënia e fitimeve pritet t‘i bëjë shumë të palumtur investitorët që kanë hyrë të fundit në treg. Gjatë tri viteve të fundit, disa banka janë shitur përkundrejt shifrave përrallore, kryesisht për shkak të llogarive mbi fitueshmërinë e lartë që ato realizonin në atë kohë. Gjithsesi, asnjë ekspert nuk merr përsipër të parashikojë se si do të ecin fitimet e bankave në pjesën tjetër të vitit. Tani janë mbushur vetëm dy tremujorë kur bankat dalin me norma fitimi pranë zeros.