Leku më në fund forcohet
Leku shqiptar fitoi 0.98 për qind vlerë kundrejt euros gjatë javës së fundit, duke shënuar periudhën e parë pozitive në shumë muaj, bëhet e ditur nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë. Një euro kushtoi dje 131.69 lekë, sipas kursit fiks të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Në fillim të qershorit leku shënoi vlerën më të ulët në pesë vite, kur një euro kushtoi 133.0 lekë. Leku është sot në kuotën më të lartë në 1 muaj.
Operatorët e tregut të këmbimit valutor gjenden mes spekulimeve se fillimi i sezonit turistik dhe kthimi i emigrantëve mund të sjellë forcim të lekut. Shumë tregtarë të valutës janë duke u përgatitur për të mos u gjendur në anën e gabuar, në rast se leku forcohet. Zakonisht leku ka fituar dy-tre për qind të vlerës gjatë periudhës së verës dhe i ka humbur gjatë pranverës dhe vjeshtës. Luhatshmëritë sezonale janë përsëritur pothuajse rregullisht gjatë dekadës së fundit.