Bankat kreditojnë në lekë, shmanget rreziku i kursit
Bankat po japin kredi në monedhën vendase për të shmangur rrezikun që vjen nga kursi i këmbimit. Kjo tendencë është evidentuar në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë, e cila vlerëson se ndikimi do të jetë pozitiv.
TIRANE- Gjatë këtij viti bankat kanë ndryshuar preferencën e tyre për kreditimin në valutë, duke dhënë hua kryesisht në monedhën vendase. Ky fakt është konstatuar nga Banka e Shqipërisë, në raportin e fundit të Këshillit Mbikëqyrës. Sipas ekspertëve të bankës, kreditimi në lekë është një dukuri pozitive për ekonominë tonë, pasi shmang rrezikun që vjen nga luhatjet e kursit të këmbimit. Për shkak të krizës ekonomike globale, efektet e së cilës po ndihen në vendin tonë muajt e fundit, monedha kombëtare, leku, është zhvlerësuar kundrejt valutave të forta. Dobësimi i lekut rëndon mbi të gjithë ata qytetarë që kanë marrë kredi në valutë, kryesisht në euro, dhe që të ardhurat i kanë në lekë, pasi paguajnë më shumë për këstet mujorë, ku normave të interesit iu shtohet edhe kostoja e transaksionit.
banka e Shqipërisë evidenton se ecuria e kredisë sipas monedhave shpreh tendencën e bankave për të zhvendosur aktivitetin kreditues nga kreditimi në monedhë të huaj, në lekë. Në fund të muajit shkurt, kredia në lekë përbën 29 për qind të portofolit të kredisë, duke u rritur me 2 pikë përqindje krahasuar me peshën mesatare, që përbënte gjatë vitit 2008. sipas ekspertëve të institucionit mbikëqyrës bankar, kjo zhvendosje vlerësohet si një zhvillim pozitiv në sistemin tonë bankar edhe për faktin se një vëmendje më e madhe e bankave për kreditimin në lekë krijon më shumë hapësira për rritjen e efektivitetit të politikës monetare dhe ndikimin e saj në sjelljen e agjentëve ekonomikë.
Institucioni mbikëqyrës bankar ka evidentuar se bankat që operojnë në vend, vazhdojnë të zbatojnë politika të kujdesshme në kreditimin e ekonomisë për t’u mbrojtur nga efektet e krizës financiare botërore. Kjo ka çuar në tkurrjen e kredisë për individët dhe bizneset. Sipas të dhënave zyrtare, norma vjetore e rritjes së portofolit të kredisë u ngadalësua më tej, duke arritur në 29 për qind në muajin shkurt. (a.r/news24/balkanweb)