Zgjedhjet e 28 qershorit, KSHH trajnon 60 vëzhgues
Trajnimi synoi ngritjen e kapaciteteve të vëzhguesve, për një monitorim të paanshëm, objektiv dhe profesional. 60 vëzhgues të KSHH-së do të monitorojnë zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
TIRANE- Në kuadër të monitorimit të zgjedhjeve të reja parlametare, që do të mbahen më 28 qershor 2009 në Shqipëri, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) nis trajnimin e 60 vëzhguesve. Trajnimi synoi ngritjen e kapaciteteve të vëzhguesve, për një monitorim të paanshëm, objektiv dhe profesional.
Vëzhguesit janë njohur me aspekte teorike dhe praktike të legjislacionit zgjedhor, të drejtat dhe detyrat e vëzhguesve, administrimin e zgjedhjeve, procesin e votimit dhe numërimit të votave, etj. Gjithashtu, ata kanë marrë njohuri të posaçme mbi manualin për Kodin Zgjedhor.
(s.g/BalkanWeb)