Universitetet, më 4 maj zgjedhjet e pjesshme
Zgjedhjet do të zhvillohen në Universitetin e Tiranës, atë Politeknik, “Fan S. Noli” Korçë, “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Akademinë “Vojo Kushi” në Tiranë. Zgjedhjet do të zhvillohen me të njëjtën rregullore të vitit 2008
TIRANE-Universiteti i Tiranës (UT) dhe disa nga institucionet publike të arsimit të lartë pritet të zhvillojnë zgjedhjet e pjesëshme më 4 maj.
Universitetet publike kanë nisur që prej një muaji procesin e zgjedhjeve të pjesëshme për autoritetet dhe organet drejtuese 2007- 2011. Që nga zgjedhjet e zhvilluara në janar 2008, ka ende organe dhe autoritete drejtuese në universitete ku nuk janë zhvilluar zgjedhjet për disa arsye.
Lidhur me këtë fakt, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përmes një urdhri të dërguar në universitete, vendosi fillimin më 26 mars të procesit të pjesshëm zgjedhor për organet dhe autoritetet drejtuese për vendet e paplotësuara nga procesi i mëparshëm zgjedhor në institucionet e arsimit të lartë.
Pjesë e zgjedhjeve të pjesshme është edhe Universiteti i Tiranës (UT), ku pjesa më e madhe e organeve dhe autoriteteve drejtuese janë zgjedhur që në janar 2008, por për mjaft arsye ka ende vende të paplotësuara. Në UT është caktuar nga MASH që këto zgjedhje të zhvillohen më 4 maj, ndërkohë që fushata ka nisur.
UT ka disa autoritete drejtuese në nivel përgjegjësish departamentesh dhe 10 të tillë janë ende të paplotësuar. Mosplotësimi i këtyre posteve drejtuese, ka ndodhur si pasojë e faktit që nga janari deri tani janë miratuar disa departamente të reja, por edhe kur u zhvilluan zgjedhjet një vit më parë, kandidatët e ofruar nuk i përmbushnin kriteret e përcaktuara sipas ligjit të Arsimit të Lartë, i cili parashikon që një drejtues departamenti, duhet të ketë titullin doktor. Ky universitet ka edhe autoritete e organe drejtuese në nivel këshill fakulteti të paplotësuara. Të tilla poste të paplotësuara janë në Fakultetin e Drejtësisë, për të cilin nuk janë zhvilluar zgjedhjet vetëm për 4 vende si dhe rastin e këshillit të Fakultetit të Mjekësisë për çështje mësimore.
Zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohen me të njëjtën rregullore të zgjedhjeve të vitit 2008. Senati i UT tashmë ka miratuar edhe përbërjen e Komisionit të zgjedhjeve dhe në fakultetet me poste drejtuese të paplotësuara janë ngritur komisionet e zgjedhjeve.
Bazuar në urdhrin e ministrit Beja universitetet e rretheve, që kishin poste drejtuese të paplotësuara, si Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, “Aleksandër Xhuvani” Elbasan dhe “Ismail Qemali” në Vlorë i zhvilluan zgjedhjet më 29 prill. Ndërsa në Universitetin e Tiranës, atë Politeknik, “Fan S. Noli” Korçë, “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Akademinë “Vojo Kushi” në Tiranë, këto zgjedhje do të zhvillohen në 4 maj.
(s.g/ATSH/BalkanWeb)