Bankat mëmë ndahen nga degët
08/11/2011 Ndryshimi në ligjin për bankat. Kompetenca për ndarjen i kalon Bankës Qendrore
Masat për të ulur rrezikun e sistemit bankar shqiptar nga problemet e bankave të huaja
Banka e Shqipërisë mund të vendosë ndarjen e bankave mëmë nga degët e bankave të huaja që operojnë në Shqipëri. Kjo është një masat për të rritur pavarësinë e degëve të bankave të huaja me qëllim për të ulur rrezikun e prekjes së degëve shqiptare nga problemet që mund të kalojnë bankat mëmë. Ministria e Financave dhe Banka Qendrore kanë çuar për diskutim në Kuvend projektligjin me ndryshime në ligjin “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë”. Diskutimi në Komisionin e Ekonomisë me kërkesën e përfaqësuesve të opozitës u shty nga dje për një ditë tjetër. Në tërësi, projektligji synon të harmonizojë këtë ligj me detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe me direktivat e BE-së për sektorin bankar.
Ndarja e bankave
Sipas projektligjit, në rastet kur e gjykon të nevojshme për të parandaluar rrezikun sistemik, Banka e Shqipërisë mund të kërkojë që degët e bankave të huaja të ndahen nga banka mëmë dhe të veprojnë si banka të veçanta. Kjo mund të bëhet në rastet kur bankat mëmë kalojnë probleme, që mund të prekin apo dëmtojnë edhe degën e tyre shqiptare. Në kuptimin e Mbikëqyrjes nuk bëhet fjalë për ndryshime rrënjësore, sepse edhe degët ju nënshtrohen rregullave dhe detyrimeve të njëjta me bankat e veçanta. Por, ndarja nga banka mëmë jep më shumë pavarësi në funksionimin dhe menaxhimin financiar të bankave. Gjatë 20 viteve të fundit është shënuar një progres i dukshëm në sistemin bankar shqiptar, përmes zgjerimit të bankave të reja private, privatizimit dhe ristrukturimit të bankave shtetërore, shtrimit të rrjetit bankar, përmirësimit të legjislacionit dhe zhvillimit të teknologjisë. Tashmë sistemi karakterizohet nga 16 banka, një numër relativisht i madh bankash private, i financuar kryesisht nga depozitat e publikut dhe i fokusuar në aktivitetin e kredidhënies, kryesisht për bizneset. Aktualisht, në tregun bankar shqiptar i vetmi subjekt që funksionon si degë e një banke të huaj është NBG Bank. Degët e bankave të tjera të huaja me kalimin e viteve janë shndërruar në filiale apo banka të veçanta.
Bankat urë
Banka “urë” është koncepti më i ri që futet në legjislacionin shqiptar për të shpëtuar një bankë me probleme në rast krize. Kjo bëhet në mënyrë që t’i jepet mundësia kësaj banke që të vazhdojë operacionet e saj deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare. Sipas relacionit të përgatitur nga Ministria e Financave, krijimi i bankës “urë”, mundëson ndër të tjera, transferimin e pjesës së shëndoshë të aseteve dhe detyrimeve të një banke me probleme te banka “urë”, ndërkohë që asetet dhe detyrimet e mundshme t’i nënshtrohen likuidimit. “Në këtë mënyrë, krijimi i bankës “urë” është një teknikë në dispozicion të institucioneve mbikëqyrëse, e cila nga njëra anë mundëson vazhdimin e pandërprerë të operacioneve dhe shërbimeve të bankës me probleme me klientët e saj, ndërsa nga ana tjetër ofron kohën e nevojshme për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare që do të minimizonte kostot publike që do të shkaktoheshin nga kalimi i një banke në likuidim të menjëhershëm duke bërë të mundshëm optimizmin e trajtimit të një banke me probleme, duke gjetur blerës potencialë nga sektori privat për pjesën e shëndoshë të aktivitetit të saj”, - thekson relacioni. Banka e Shqipërisë do të jetë institucioni mbikëqyrës dhe ka të drejtë që me akt nënligjor të parashikoj kushtet e krijimit dhe të rregullojë mënyrën e organizimit dhe funksionimit të kësaj banke, duke marrë parasysh natyrën e përkohshme të funksioneve të saj.
Kadare: Bankat më tepër mbikëqyrje
Kriza greke mund të ketë ndikim në sistemin bankar shqiptar. Këto janë sinjalet e para që vijnë nga Banka Qendrore për këtë rrezik. Institucioni qendror bankar dhe Ministria e Financave kanë bërë gati draftin për të mbrojtur filialet e bankave greke në rast të falimentimit të bankave mëma. Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë, Arjan Kadareja, shpjegon se synimi i ndryshimeve në projektligj është kthimi i filialeve në banka që veprojnë në pavarësi të plotë prej bankave mëma. Sipas tij, efektet e krizës në rajon ishin nxitja për krijimin e rregullave më të rrepta të mbikëqyrjes së sistemit bankar në vend. Projektligji është dorëzuar tashmë në Kuvend ku pritet që të diskutohet dhe miratohet në Komisionin e Ekonomisë.