Topi: Regjistrimi i popullsisë është proces normal
08/11/2011 President i Republikës e vlerësoi pozitivisht procesin e regjistrimit të popullsisë
I komentuar si një përkrahës, President Bamir Topi ka dalë dje kundër qëndrimit të Aleancës Kuqezi në lidhje me procesin e regjistrimit të popullsisë. I pyetur dje për këtë proces dhe kontestimet që bëhen në Jug të vendit, kreu i shtetit deklaroi se regjistrimi i popullsisë është një proces i natyrshëm. “Në një vend demokratik është shumë e rëndësishme që të vlerësohen në mënyrë specifike të gjitha institucionet. Unë, si kryetar i shtetit, e kam inkurajuar regjistrimin e popullsisë, sepse është një kërkesë, së pari, e nevojshme e kohës, patjetër edhe e institucioneve ku ne aderojmë dhe duhet ditur për shumë arsye, për një mijë arsye, që qytetarët duhet të dinë të regjistrohen, të ketë census. Patjetër ky proces mendohet që të jetë realizuar në standardet e kërkuara. Por janë institucionet specifike që do të thonë fjalën e tyre kur do të përpunojnë, do të elaborojnë të dhënat e tyre, natyrisht. E rëndësishme është të japim këtë vlerësim për procesin dhe të presim prononcimin e institucioneve të specializuara për këtë punë”, - tha dje President Topi nga Gjirokastra pas ceremonisë së dhënies së titullit “Qytetar Nderi” intelektualit të shquar gjirokastrit Alizot Emiri, ku i është përgjigjur interesimit të medieve të pranishme. Ndërsa i pyetur në lidhje me akuzat ndaj tij nga ana e mazhorancës, Topi u përgjigj se ai është i vendosur të kryejë detyrën si president deri ditën e fundit të mandatit. “Të gjitha komentet e tjera janë shumë anësore për mua. E rëndësishme është të angazhohem deri në ditën e fundit si President i Republikës, si kryetar shteti për të promovuar dialog, harmoni, bashkëpunim shumë të mirë midis pushtetit vendor dhe pushtetit qendror për të mirën e qytetarëve. E kemi thënë se qytetari është në qendër të vëmendjes qoftë si institucion, qoftë edhe si formim. Unë dëshiroj që qytetari të jetë i pari kudo, sepse është qytetari që, kur vjen puna pastaj për të zgjedhur, është ai që ne i dedikohemi shumë”, - përfundoi Topi.
Presidenti i Republikës paraditen e djeshme u prit në bashkinë e Gjirokastrës nga kryetari Flamur Bime dhe drejtues lokalë. Nga ana e tij kryebashkiaku Bime theksoi se kjo është një vizitë e munguar, duke shprehur falënderimet për ardhjen e kreut të vendit në qytetin jugor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Hidhet shorti i auditit për pasurinë e partive
Do të jenë 23 ekspertë, jo 24, pas tërheqjes së Hava Muçollarit, të cilët, sipas shortit të hedhur mesditën e djeshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të kontrollojnë financat e partive që morën pjesë në zgjedhjet e 8 majit. Në dispozicion të KQZ-së do të jenë 24 ekspertë dhe shoqëri kontabël, që do të bëjnë transparencën e të gjitha shpenzimeve që kanë pasur forcat politike në procesin e fundit elektoral. Në mbledhjen e djeshme u vendos gjithashtu që ekspertët brenda datës 15 janar të kenë dorëzuar pranë KQZ-së të gjitha verifikimet e kryera në hetimin e pasurive të partive politike. Shkak i përcaktimit të një afati më shumë se dymujor është ngarkesa e madhe e punës nga ekspertët që do të llogaritin financat e Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste. Ndër të tjera u kërkua nga anëtarët e KQZ-së që këta ekspertë të mos marrin në ngarkim asnjë subjekt tjetër zgjedhor, në mënyrë që të nxjerrin sa më shpejt raportin përfundimtar. Kështu, 23 ekspertët kontabël do të llogaritin financat e 55 partive politike, 62 kandidatë për këshillat bashkiakë dhe komunalë të propozuar nga zgjedhësit dhe 44 kandidatëve për kryetarë bashkish dhe komunash të propozuar nga zgjedhësit.