Bankat ne Greqi, kredi per mjedisin
Bankat greke po ofrojne tani nje tip te ri kredie te favorizuar per konsumatoret qe do te donin kishin nje menyre jetese ne mbrojtje te mjedisit. Produkti i ri do te lejoje kompanite dhe individet private te financojne projekte te lidhura me burimet e perteriteshme te energjise, te tilla si blerja apo ndertimi i kolektoreve solare, turbinave te eres apo ujit dhe ndertimi i ndertesave qe mbrojne mjedisin. Kredia per eficencen e energjise ka nisur te perdoret edhe ne vendin tone nga disa banka te nivelit te dyte. Bankat sinjalizojne te parat drejtimin e ekonomise dhe tendencat ne konsum. Sinjalin e japin ofertat e kreditimit. Gjetjet per kreditin jane bere edhe me shume domethenese ne kushtet kur ekonomia globale ka kaluar nje krize ekonomike qe nisi pikerisht nga bankat. Kjo ka bere qe sherbimet e bankave te ridimensionohen, duke sjelle nje fryme te re edhe ne kreditim. Ne Shqiperi tregu i kredive eshte shtrenguar se fundmi per shkak te masave mbrojtese qe bankat kane marre nga kriza dhe nga rritja e kredive te pakthyeshme.