E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu shqiptar, ari pa burse

Ashtu si dhe valutat, edhe ari ne te gjithe boten shitet sipas cmimit qe ofron bursa ne tregjet nderkombetare. Ne Shqiperi, jo vetem qe nuk ka te tilla referenca, por per te njejtin karat ne dyqane te ndryshme ke cmime te ndryshme. Vete tregtaret pohojne se, situata eshte e tille per shkak se, burimet e furnizimit (grosistet) jane me se shumti nga tregu i zi. Aktualisht, shumica e dyqaneve te floririt punojne me fatura blerjeje, por ato jane fiktive, pasi origjina e blerjes se floririt eshte tregu i zi, pra malli kontrabande. Tregtaret e kesaj linje shprehen se, nese zhduket tregu i zi, atehere te gjithe do te jene te detyruar te tregojne origjinen e vertete te blerjes se mallit, ne menyre qe organet tatimore te kene mundesine te verifikojne subjektet qe kryejne importin dhe ne kete menyre t'i vjelin detyrimet, qe ai duhet te paguaje per shtetin. Vete tregtaret kane premtuar shmangien e abuzimeve me cilesine e floririt (karatin), duke e kontrolluar ate me ane te nje laboratori qe do te ngrihet, si dhe transparencen e aktoreve te ketij tregu, duke dhene licencat dhe analizat e cilesise se karatit, vetem per profesionistet e vertete.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›