E Shtunë, 31 Tetor 2026

HEC-et e vogla, 50 ne pune, tregu 2 milione euro

Fushata per ndertimin dhe kthimin rentabel te hidrocentraleve te vogla ka nisur te jape kontribut ne prodhimin e energjise elektrike. Ne Shqiperi funksionojne aktualisht rreth 50 hidrocentrale private, ndersa shume te tjera jane ne ndertim dhe pritet te hyjne ne funksionim se shpejti. Prodhuesit e vegjel te energjise e kane biznesin te garantuar me ligj, pavaresisht nese energjia e tyre do te konsumohet apo jo. Ligji detyron KESH te bleje energjine e prodhuar nga HEC-et e vogla sipas nje rregullores ne fuqi. Gjate gjashtemujorit te pare te ketij viti, energjia e prodhuar privatisht shenoi 57 mije megavat/ore me vlere tregtare rreth 2 milione euro. Ne rast se, hidrocentralet e vegjel dhe te mesem me koncesion do te ndertohen, parashikohet qe prodhimi i tyre vjetor te jete 765 milione kilovat/ore. Pervec faktit qe prodhuesit private do te marrin nje cmim te larte te paguar nga nje KESH, problemi qe ngrene ekspertet eshte fakti se nje pjese e energjise se prodhuar nga HEC-et e vogla mund te mos mberrije kurre te konsumatori per shkaqe teknike. Transportimi i nje sasie te vogel energjie nga nje zone e larget, ku gjenden nje pjese e HEC-eve te projektuara, per te zonat e populluara ku energjia konsumohet, mund te jete pa leverdi ekonomike. Ne Shqiperi, gjate kohes se komunizmit, u ndertuan 80 hidrocentrale te vegjel, por ato qene me se shumti investime te karakterit social, pasi synonin te furnizonin me drita fshatra larg rrjetit kombetar. Aktualisht keto hidrocentrale jane dhene me koncesion dhe energjia e prodhuar prej tyre paguhet nga KESH-i, pavaresisht nese ajo energji konsumohet apo jo.

Kapacitetet

Gjate gjashtemujorit te pare te ketij viti, energjia e prodhuar privatisht shenoi 57 mije megavat/ore me vlere tregtare rreth 2 milione euro. Ne rast se, hidrocentralet e vegjel dhe te mesem me koncesion do te ndertohen, parashikohet qe prodhimi i tyre vjetor te jete 765 milione kilovat/ore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›