E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mima: Reforma ne TVSH nuk prek vendoret

Blerina Hoxha

Ndryshimi i kufirit te perfshirjes se bizneseve ne TVSH, nga 8 milione leke xhiro ne vit, ne 5 milione leke nuk i klasifikon biznesin e vogel ne te madh eshte shprehur dje per mediat, ish zv/ministri i Financave, tani deputet ne Kuvend, Florion Mima. Nje nga reformatoret kryesore te fiskut ne vendin tone, Mima ka interpretuar disa nga spekulimet qe po behen me reformen e TVSH ne biznesin e vogel. Ai tha se, ulja e xhiros per perfshirjen ne TVSH nuk i klasifikon keto biznese si te medha per shkak se, ato jane te perjashtuara nga Tatimi mbi Fitimin. Ulja e kufirit te xhiros per perfshije ne TVSH eshte nje nisme e synuar heret, si nje metode per te sjelle biznesin para barazise. Kjo per shkak se, mallrat ne treg shiten me vleren e TVSH, por nga ana tjeter jane vetem disa subjekte qe e paguajne ate. Mima tha se, Bashkia e Tiranes dhe disa te tjera qe e kundershtojne kete politike nuk kane argumente, por po e perdorin politikisht reformen ne kete drejtim. Per shkak se, te ardhurat e pushtetit vendor nga ulja e pragut te TVSH nuk preken. Sipas tij bashkite jane ftuar te administrojne edhe bizneset me kufi xhiroje nga 5 deri 8 milione leke ne vit, por ata kane refuzuar duke zgjedhur rrugen e protestave. Pak dite me pare ministri i Financave, Ridvan Bode ka sqaruar se, te ardhurat qe pushteti qendror te mbledhe nga keto biznese do t'i perdore si mbeshtetje per vendoret. "Nuk do te kete asnje ndikim ne buxhetin vendor. Do te kete nje ndikim shume pozitiv ne klimen e biznesit, ne fuqizimin e konkurrences dhe vendosjen e nje drejtesie te te gjithe atyre qe ushtrojne aktivitete ekonomike perballe ligjit. Bashkive dhe komunave nuk do tu preken te ardhurat pasi te ardhurat qe vije nga biznesi i vogel konsiderohen si te ardhura te Bashkive dhe nuk do te jene pjese e buxhetit qendror" u shpreh Bode. Ne vitin 2005 buxhetet lokale kishin nje vlere totale prej 19 miliarde e 598 milion leke. Ne vitin 2009 shuma e buxheteve lokale kaloi 40 miliard leke ose me sakte 40 miliard e 374 milion leke. Kjo rritje eshte me nje ritem me te larte se rritja e buxhetit qendror, me nje rritje me mbi 2.2 here, ne nje kohe qe buxheti qendror eshte rritur me 87%, the kreu i Financave.

Ulja e kufirit te perfshirjes ne TVSH, pas investigimeve

Nga janari i vitit qe vjen per biznesin me TVSH kufiri i xhiros vjetore ulet ne 5 milione leke nga 8 milione leke qe eshte aktualisht. Vendimi erdhi pasi prej kohesh tatimet kane nisur nje investigim ne terren per bizneset dhe nga investigimi ka rezultuar se nje numer i konsiderueshem biznesesh abuzonin me deklarimin e xhiros vjetore. Sipas tatimeve, nga investigimi tatimor jane zbuluar rreth 3500 biznese me xhiro me te larte se 8 milione leke ne vit dhe qe sigurisht kane raportuar me pak. Sipas zyrtareve te administrates tatimore, nga investigimi qe kane bere del se nuk eshte reale shifra e deklaruar ne deklaratat qe biznesi i vogel ka dorezuar ne mars. Rreth 10% e tatimpaguesve te biznesit te vogel ne gjithe Shqiperine doli me xhiro mbi 2 milione leke. Pas investigimeve, ne gjithe territorin dolen te pakten 3500 subjekte qe jane kontingjente gati per te kaluar ne biznes te madh, te cilet nga investigimet e inspektoreve tatimore e kane kaluar ate shifer qe kane deklaruar ne pushtetin lokal me 2-3 milione leke xhiro. Por ulja e pragut per futjen e bizneseve ne skemen e TVSH-se pritet te rrise ndjeshem jo vetem numrin e bizneseve te medha, por edhe te ardhurat ne arken e shtetit. Kjo, pasi te ardhurat nga tatimi mbi vleren e shtuar zene nje peshe kryesore ne buxhetin e shtetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›