Tregu i floririt, cmimi rritet me 25 per qind
Rritja e cmimit te arit ne tregjet nderkombetare ka reflektuar edhe ne tregun vendas ku cmimi nje grami flori eshte rritur me me shume se 25 per qind krahasuar me periudhen para krizes. Tregtaret e shesin aktualisht nje gram flori me 3 mije leke te reja nga 2.2 mije leke qe ishte ne fillim te krizes. Shkak per kete rritje te cmimit ne tregun e vendas eshte rritja e cmimit te arit ne tregun nderkombetar, i cili dhe shenoi 1167 dollare per onz (onz =28 gram) dje. Te gjitha pikat e pakices kane rritur nivelin e cmimit per nje gram flori, per shkak se, sipas tyre, vala e cmimeve ne tregjet nderkombetare ka perfshire edhe arin. Nje gram flori 18 karatesh ne pikat e pakices ne Tirane shitet me 3000 leke, nga 2000 qe ka qene me pare. Ne te njejtat ritme jane rritur cmimet i nje grami flori edhe per graden 14 dhe 8 karatesh. Cmimi i floririt ne tregun nderkombetar ka shenuar nivelet me te larta historike te ketij mijevjecari, duke shenuar edhe 1200 dollare per onz. Cmimi i arit eshte rritur afersisht 20%, qe kur ka filluar viti 2009, ndersa gjate 2008 rritja e cmimit te metalit te cmuar vijoi po me te njejtat ritme. Me se shumti, rritja e cmimit te arit i dedikohet dobesimit te dollarit dhe rritjes se madhe te cmimeve te naftes. Kjo situate ne kursin e kembimit ka favorizuar rritjen e cmimeve per mallrat qe shiten ne dollare, te tilla si nafta dhe ari. Nje kembim i ulet valutor, e ka bere gjithashtu floririn me atraktiv nga investitoret, pasi i mbron kursimet e tyre nga inflacioni. Analistet ne tregjet nderkombetare shpjegojne se, ari mund te shenoje tjeter rritje te cmimit, nese Rezerva Federale vendos te mos ndryshoje me tendence rritje interesat, per dollarin. Historikisht, cmimi i arit shkon ne drejtim krejt te kundert me vleren e dollarit amerikan. Nje onz ar ka kushtuar ne veren e 2005 rreth 451 dollare, nderkohe qe cmimi i njesise se arit per kater vite eshte rritur me me shume se, 610 dollare. Analistet e ekonomise ne tregjet nderkombetare shpjegojne se, cmimi i arit rritet ne tregjet nderkombetare sa, here qe ne ekonomine globale dicka nuk eshte duke shkuar mire dhe sidomos ne ekonomine e SHBA, e cila ze cerekun e totalit te Prodhimit Boteror. Kjo ka ndikuar sjelljen e investitoreve, te cilet jane duke pare arin si mjetin me te pershtatshem per investime. Edhe ne vitin 1979, kur pati nje rritje te cmimeve te naftes deri ne 80 dollare per fuci, per shkak te revolucionit iranian, cmimi i arit u dyfishua brenda nje viti.
Monedhat e floririt, nje investim i sigurite
Monedhat e floririt po terheqin me shume interesin e atyre qe duan te realizojne nje investim te qendrueshem. Kjo sjellje ka filluar te terheqe vemendjen e tregtareve te argjendarive me te medha ne vend. Blerja e ketyre monedhave eshte karakteristike e koheve te pasigurta per nje pjese investitoresh. Argjendaret qe tregtojne keto monedha tregojne se kane rritur shitjet e tyre, megjithate investitoret ne kete treg nuk reagojne po aq sa investitoret e shume vendeve te huaja. Sipas, nje prej argjendareve me te medhenj ne vend, keto kohet e fundit ka me shume raste te blerjes se monedhave te floririt. Arsyeja kryesore, sipas tij, eshte siguria me e madhe ne tregun e investimeve. Megjithate, kjo tendence eshte ne rritje te lehte. Sipermarres i floririt shpjegon se nje faktor frenues i atyre klienteve qe shikojne te investojne ne metalet e cmuara eshte cmimi i rritur i floririt ne burse. Persa u perket diamanteve nuk mund te thuhet e njejta gje. Ato nuk po shihen si nje forme investimi nga shqiptaret. Blerja e diamanteve nuk eshte nje investim po aq i sigurte sa floriri vleresojne argjendaret shqiptare. Ne te njejten kohe, argjendaret tregojne se tregtia e diamanteve bazohet ne nje raport besimi dhe per te siguruar nje treg te qendrueshem te tyre nevojitet te kete nje besim te konsoliduar jo vetem mes klientit e tregtarit, por edhe mes vete klienteve. Akoma me pak shihen si mundesi investimi oret e shtrenjta. Pronaret e dyqaneve te markave me te njohura te orave tregojne se ato nuk shihen aspak si nje forme investimi. Pavaresisht vleres se tyre relativisht te larte, tregu i oreve preket nga tendenca e ndryshimeve ne kohe. Lloje me te reja futen gjithnje ne treg sipas nje prej tregtareve ne kryeqytet, "ndaj ora e pak viteve me pare vetem sa e humbet vleren".