E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, vrau dhe dogji 20-vjecarin, pranga autorit

GJIROKASTËR- Zbardhet vdekja e bariut mbrëmjen e djeshme në fshatin Valarë të Gjirokastrës. Policia sqaron se nuk bëhet fjalë për një vdekje aksidentale nga asfiksia nga zjarri, por se 20-vjecari Haki Mana është vrarë. Ndërkohë në pranga ka rënë dhe autori i krimit Xhevat Dudumi.

Ngjarja ka ndodhur prane lumit Drino, ku autori pasi e ka vrarë me armë gjahu të riun i ka vënë flakën në tentative për të humbur gjurmët. Zjarri është pikasur nga banoret e zonës, të cilët kanë njoftuar dhe forcat e policisë. Fillimisht u dyshua për një vdekje aksidentale të 20-vecarit, i cili prej një viti punonte bari në zonë.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›