E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat nisin ofertat e kredive për pushime

Nëse paratë tuaja janë të pamjaftueshme për të kaluar pushimet, kredia konsumatore apo overdrafti mbetet një alternativë. Nisur nga interesi në rritje i qytetarëve për të marrë hua të tilla, bankat e nivelit të dytë ofrojnë edhe produkte specifike për pushimet.

Në varësi edhe të shpenzimeve, varet edhe produkti që duhet të merrni. Ekspertët thonë se nëse shuma është e vogël, ju leverdis një overdraft, në të kundërt kredia konsumatore e shtrirë në kohë do ju rëndojë më pak të ardhurat tuaja mujore. Edhe përfaqësues të Bankës së Shqipërisë konfirmojnë se periudha verore shënon një trend në rritje të overdrafteve. Megjithatë, kjo formë huadhënie është vetëm për ata individë që janë në marrëdhënie pune dhe me një rrogë mbi mesataren. Shuma në overdraft mund të mos përdoret e gjitha, e rëndësishme është që ajo të kthehet brenda afatit. Detyrimi që paguan klienti është norma e interesit mbi paratë e shpenzuara, që gjithsesi janë më të leverdishme se një kredi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›