Investimet ne bujqesi kthehen emigrantet e papune

Rritja e mundësive për të fituar dhe për të bërë biznes kanë kthyer shumë emigrantë në vendlindjet e tyre. Kryesisht janë ata persona që kanë prona në zonat rurale të cilët po investojnë në ngritjen e serave, pemëtoreve, apo fermave të vogla. Veç ekspertëve të fushës, të cilët kanë kontakte të përditshme janë dhe të dhënat statistikore që tregojnë rritjen e sektorit.
“Unë them se nga viti në vit prodhimi është duke ardhur në rritje dhe kjo për faktin se fermerët kanë rritur vëmendjen e tyre, tregu po ashtu që duke pasur kërkesë, ka edhe rritje të prodhimit. Edhe kthimi i emigrantëve nga vendet europiane, që tashmë nuk e gjejnë vendin atje dhe kthehen investojnë në vendin tonë, kanë filluar të punojnë tokat. Ato tokat joproduktive kanë nisur të kthehen në produktive, të shtohet edhe sipërfaqja e mbjelljeve, llojshmëria, cilësia sigurisht dhe kjo ka bërë që nga viti në vit të kemi rritje. Mund të themi se tani bujqësia nuk do të ecë me ato ritme 1.5 apo 2 %, por ka filluar të rritet ccdo vit 8 apo10 %”-tha Enver Ferizaj, presidenti i KASH-it.
Prodhimi bujqësor dhe ai agoindustrial ka ardhur në rritje. Në vitin 2005 vlera e prodhimit nga këta sektorë ishte rreth 180 miliard lekë, ndërsa katër vjet më vonë vlera e përllogaritur ishte rreth 270 miliard lekë. Rritja gjatë këtyre viteve ka qenë mbi 3 për qind, përjashtuar këta vetëm periudhën mes vitit 2009 dhe 2010, ku për shkak të përmbytjeve bujqësia në zonën e Shkodrës dhe Lezhës pësoi dëme të konsiderueshme.
Florian Papadhimitri