Provimi i shtetit, zbardhet lista e specialiteteve që do testohen
Zbardhet lista e specialiteteve, nënspecialiteteve apo specialiteteve plotësuese për profesionet e rregulluara, profesionistët e të cilave do të futen në provimin e shtetit për t’u licencuar. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 13, të ligjit nr.10 171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, ministrit të Shëndetësisë, ministrit të Bujqësisë, ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e datës 14 shtator listën e specialiteteve, nënspecialiteteve apo specialiteteve plotësuese për profesionet e rregulluara. Provimet e shtetit do të zhvillohen gjatë muajit nëntor, sipas datave që do të përcaktojë ministri i Arsimit. Aktualisht, Agjencia Kombëtare e Provimeve ka miratuar dhe publikuar programet e provimit për disa profesione, mbi bazën e të cilave kandidatët do të testohen në provim. Më konkretisht, janë miratuar programet e provimit për: Mjekësinë e përgjithshme; Farmacinë; Stomatologjinë; Gjeodezinë; Veterinarinë; Fizioterapinë; Infermierinë e përgjithshme; Teknik laboratori; Imazherinë; Logopedinë.
Lista e specialiteteve, nënspecialiteteve apo specialiteteve plotësuese për profesionet e rregulluara
1.Profesioni i mjekut të përgjithshëm (pa specialitete)
2.Profesioni i stomatologut (pa specialitete)
3.Profesioni i farmacistit (pa specialitete)
4.Profesioni i infermierit
Infermieri e përgjithshme
Logopedi
Teknik laboratori
Imazheri
5.Profesioni i fizioterapistit (pa specialitete)
6.Profesioni i mamisë (pa specialitete)
7.Profesioni i veterinerit (pa specialitete)
8.Profesioni i arkitektit
Arkitekturë (diplomë e ciklit të dytë ose ekuivalente me të)
Urbanistikë (diplomë e ciklit të dytë ose ekuivalente me të)
9.Profesioni i inxhinierit (diplomë e ciklit të dytë)
Inxhinieri mekanike-profili konstruksione e mjete lëvizëse
Inxhinieri mekanike-profili energjetike
Inxhinieri mekanike (diplomë e ciklit të dytë ose ekuivalente me të)
Inxhinieri elektrike-profili elektroenergjetike
Inxhinieri elektrike-profili automatizim industrie
Inxhinieri ndërtimi-profili strukturist
Inxhinieri ndërtimi-profili transport
Inxhinieri ndërtimi-profili gjeoteknik
Inxhinieri mjedisi-profili trajtim ujërash
Inxhinieri mjedisi-profili energji
Inxhinieri ndërtimi (diplomë e ciklit të dytë ose ekuivalente me të)
Inxhinieri mjedisi (diplomë e ciklit të dytë ose ekuivalente me të)
Inxhinieri hidroteknike (diplomë e ciklit të dytë ose ekuivalente me të)
Inxhinieri gjeodezi (diplomë e ciklit të dytë ose ekuivalente me të)
Inxhinieri gjeologjike-profili gjeologji inxhinierike dhe hidrogjeologji
Inxhinieri gjeofizike
Inxhinieri e burimeve natyrore-profili gjeomatike
Gjeologji (diplomë e ciklit të dytë ose ekuivalente me të)
Gjeofizikë (diplomë e ciklit të dytë ose ekuivalente me të)
Inxhinieri nafte (diplomë e ciklit të dytë ose ekuivalente me të)
Inxhinieri miniera (diplomë e ciklit të dytë ose ekuivalente metë)
Inxhinieri e proceseve kimike
Inxhinieri navale
10.Profesioni i mësuesit (diplomë e ciklit të dytë)
Mësues për arsim fillor
Mësues për arsimin e mesëm të ulët
Mësues për arsimin e mesëm të lartë