E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli do të padisë dy deputetë të opozitës

Motivacioni është përbaltja e Rregullores së Parlamentit, që për hir të së vërtetës nuk është hera e parë që ndodh, ashtu sikurse edhe paditë që s’kanë pasur kurrë ndonjë rezultat. Nuk dihet ende se sa do të dënohen deputetët për krimin e bërë. 

“Do të jeni në gjyq shpifje dhe përbaltje që hidhni në Kuvend. Ka një rregullore dhe ka një ligj. Çdo gjë që ju duket se ju shkon në bursën e krediteve, në atë të shpifjeve ju bën dëm edhe juve, edhe Kuvendit. Ju keni gjetur rrugën tuaj, megjithatë ju them se në gjyq do jeni njëri në 31 dhe tjetri në datë 26. Fletë padinë e kam në zyrën time, nuk ka procedurë”, tha zonja Topalli nga poltroni i kryetares së Parlamentit.

Njëri prej deputetëve të paditur Sajmir Tahiri e ka falënderuar kryeparlamentaren për padinë e bërë.  “Zonja kryetare të falënderoj për zëmergjerësinë që ma fale mandatin e këpucarit të parlamentit”, tha ai. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-20 16:02
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›