E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat nuk sqarojne klientet per kredine ne valute

Bankat e nivelit te dyte ne vendin tone ne menyre te vazhdueshme jane akuzuar per mungese transparence ndaj klienteve nga Banka Qendrore. Per shkak se, ne momentin qe ato marrin kredine, nuk sqarohen nga analistet e bankave per favoret dhe disfavoret qe ofrojne valutat. Gjithashtu sipas Bankes se Shqiperise, bankat vazhdojne te reflektojne mungese transparence per normat e interesit dhe perllogaritjen e tyre. Te dhenat tregojne se, nga 32.400 kredimarres ne monedhe te huaj, 16.917 ose rreth 52 per qind prej tyre zoterojne te ardhura ne leke. Edhe pesha e kredise ne valute, ku te ardhurat e kredimarresit jane ne leke (pjesa e pambuluar e kredise ne valute nga rreziku i kursit te kembimit) ndaj totalit te kredise ne monedhe te huaj llogaritet e larte, rreth 44.5 per qind. Nderkohe, kredia me probleme ne valute, ku te ardhurat e kredimarresve jane ne leke perben rreth 48 per qind te totalit te kredise me probleme ne valute.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›