BKT, banka me e sigurt ne Shqiperi
Banka Kombetare Tregtare vleresohet si banka me e sigurt ne Shqiperi. JCR Eurasia Rating ka vleresuar BKT-ne me noten 'AAA (Alb)' dhe me nje situate "te qendrueshme" ne terma afatgjate ne nivel kombetar, qe tregon nivelin me te larte te investimit. Ne te njejten kohe, JCR ka vleresuar Republiken e Shqiperise me noten 'BB+' ne terma afatgjate dhe me 'B' ne terma afatshkurter. Te gjitha vleresimet tregojne nje situate "te qendrueshme". JCR Eurasia Rating eshte filiali Euroaziatik i Agjencise Japoneze te Vleresimit, nje nga agjencite me prestigjioze te vleresimit ne bote. Eshte hera e pare qe kjo agjenci jep nje vleresim te tille per nje institucion shqiptar. AAA (Alb) eshte nota me e larte e mundshme brenda nje tregu vendas dhe tregon qe BKT eshte institucioni bankar me i besueshem dhe me i forte financiarisht ne Shqiperi. JCR-ER ka verejtur qe BKT zoteron 13.4 % te tregut dhe ka nje rritje mesatare prej 40% gjate dy viteve te fundit, perqindje kjo me e larta ne treg, nderkohe qe pritet te vazhdoje nje rritje te tille edhe ne te ardhmen e afert. JCR-ER thekson se stafi i BKT-se edhe pse i ri ne moshe, eshte ne nivele te admirueshme arsimimi dhe trajnimi.