E Shtunë, 31 Tetor 2026

BDI mohon zerat per percarje

Partia e Ali Ahmetit qe eshte ne qeveri ne Maqedoni, qe prej pothuajse tre muajsh, ka pranuar se ne mesin e saj ka mendime dhe pikepamje te ndryshme. Mediat kane cituar deputetin e BDI-se, Xhevat Ademin, i cili eshte nje nga figurat e larta te partise, qe te akuzoje ministrat nga radhet e parise se tij se nuk jane duke kryer sic duhet detyrat e tyre. Pas ketyre zhvillimeve ne mjediset e parlamenti, deputete dhe anetare te qeverise nga radhet e partise se Ali Ahmeti, zhvilluan nje takim. Deputeti Tahir Hani nuk pranon se takimi eshte zhvilluar pas perplasjeve nderpartiake, por thote se ai kishte si qellim, qe te nderlidhe veprimet e perfaqesuesve te partise se tij ne ekzekutiv dhe ne kuvend. "Grupi parlamentar i BDI-se hodhi nje iniciative qe, minimumi nje here ne dy jave, te kemi nje takim te perhershem mes perfaqesuesve te qeverise dhe parlamenti qe te kete nje funksionalitet me te mire", tha Hani.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›