E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtrenjtohen kredite ne valute

Te gjithe ata kliente qe kane marre nje kredi ne dollare apo ne euro ne bankat e nivelit te dyte, do te paguajne me shume per kestet e mujore, per shkak se, monedha vendase leku ka humbur pike ndjeshem ne kembim me dollarin dhe euron muajin e fundit. Ekspertet ne bankat e nivelit te dyte e kane pohuar kete fenomen, te cilin e ka lajmeruar me pare edhe Banka e Shqiperise. Keshtu, ata kliente qe kane marre kredine ne euro, por qe rrogat i marrin ne leke do te harxhojne me shume per pagesen e kesteve mujore. Kjo per shkak se, vlera e euros dhe dollarit ne kembim me lekun tre muajt e fundit eshte rritur ndjeshem, nderkohe qe sinjalet tregojne per nje ulje te metejshme te vleres se lekut. Nje dollar tani kushton 97 leke ne tregun bankar, nga me pak se, 70 leke ne muajin gusht, gjithashtu nje euro kushton 123.5 leke nga 119 leke qe ishte gjate muajit gusht kur oferta sezonale ne euro kishte arritur kulmin. Tregu i kembimit te valutes rezulton te jete nje thike me dy presa per kredimarresit ne euro dhe dollar. Sipas eksperteve te Bankes se Shqiperise nje vleresim apo zhvleresim i euros dhe dollarit ne raport me monedhen vendase ne kursin e kembimit, krijon humbje ose fitime te medha per klientet dhe bankat. Per momentin kursi i kembimit eshte ne disfavor per kredimarresit pasi me te njejten sasi lekesh mund te blejne me shume euro per shlyerjen e kesteve mujore. Kostot me te larta do t'i kene kredimarresit ne dollare. Vetem dy muajt e fundit dollari eshte forcuar me 27 pike ne kursin e kembimit. Per shkak te ketij ndryshimi kredimarresit e dollarit me te njejten sasi lekesh blejne me pak dollare se dy muaj me pare. Kreditimi ne valute shihet si nje nga rreziqet me te medha qe u kanosen bankave per moskthimin e kredive. Kursi i kembimit ne kete rast luan nje rol te madh, shpjegojne ekspertet ne Banken e Shqiperise. Per te minimizuar kete rrezik banka qendrore forcoi rregullat ndaj bankave te nivelit te dyte ne lidhje me kredidhenien. Me rregullat e reja bankat e nivelit te dyte detyrohen te mbulojne me rezerva rrezikun qe mund te vije nga kursi i kembimit.

Blerina Hoxha


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›