E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat, rregulla te reja per transparencen

Ne mbledhjen e ardhshme Keshilli i Mbikeqyrjes i Bankes se Shqiperise do te trajtoje vendosjen e nje rregulloreje te re mbi transparencen per produktet dhe sherbimet bankare financiare dhe per kerkesat minimale te publikimit te informacionit nga bankat dhe deget e bankave te huaja qe ushtrojne aktivitetin ne vendin tone. U bene me shume se dy vite kur u miratua nje ligj i ri per bankat qe i detyron ato te jene transparente me normat e interesit, por deri me tani ligji nuk po gjen zbatim. Gati ne te gjitha faqet e bankave ne internet e ke te veshtire te mesosh per normat e interesave per depozitat, madje per kredite e ke te pamundur. Keshtu te interesuarit, jo vetem qe nuk kane mundesi te njihen me sherbimet qe ofrojne bankat, por vete keto ente nuk zbatojne nje nga nenet themelore te ligjit per bankat qe ka te beje me transparencen. Disa kohe me pare Guvernatori Fullani ne nje takim me administratoret e bankave te nivelit te dyte i kritikoi bankat per kosto te larta te sherbimeve dhe mungese transparence.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›