E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalojne doganen 6 mije vete

Emigrantet shqiptare te cilet pas perfundimit te pushimeve verore ne vendlindje udhetojne ne drejtim te Greqise per t'u rikthyer prane vendeve te punes vazhdojne te perballen me radhe te gjata pritjeje ne sportelet e kontrollit te dokumenteve ne doganen e Kakavijes. Edhe paraditen e djeshme ne kete dogane eshte shenuar nje fluks i larte. Rreth ores 11:00 radha e automjeteve qe qendronin para doganes ne token shqiptare arrinte ne 3 km. Nderkohe per shkak te fluksit te renduar dhe dyndjes ne te njejten kohe, emigranteve shqiptare iu eshte dashur te presin per rreth 4 ore nen diellin pervelues. "Mengjesin e se henes kontrolloret e Kakavijes u perballen serish me nje fluks te renduar te emigranteve qe ktheheshin ne token greke", tha zedhenesi i policise Gentian Mullai. Ne keto kushte dogana shqiptare shtoi menjehere numrin e sporteleve te kontrollit ne 8 te tille, por megjithate serish si shkak i fluksit te larte radhet vazhdonin. Pas kerkeses se pales shqiptare, policia greke e Kakavijes ka shtuar ne 5 numrin e sporteleve. Gjate mesdites te dyja policite shqiptare dhe greke kane vazhduar te insistojne qe per te perballuar pa radhe pritje rrugen e kthimit emigrantet te perdorin edhe dogana te tjera kufitare mes Shqiperise dhe Greqise. "Ne kemi ngritur disa post-blloqe policie te levizshme pergjate rruges kombetare qe te con ne Kakavije dhe per te shmangur radhet e gjata iu kerkojme vazhdimisht emigranteve qe te perdornin edhe doganen e Tri Urave", shpjegoi Mullai. Nderkohe rreth pasdites te se henes gjendja ne doganen e Kakavijes ka ardhur duke u normalizuar. Sipas shifrave te publikuara nga policia lokale, gjate dites se hene kane hyre ne token greke nepermjet doganes se Kakavijes rreth 6 mije emigrante.

Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›