E Diel, 1 Nëntor 2026

Kredia, BSH gati rregullat e reja

Rregullorja per dhenien kredive do te forcohet edhe me shume nga Banka e Shqiperise, e cila kete jave vjen pritet te beje disa ndryshime ne rregulloren e mjaftueshmerise se kapitalit dhe ne rregulloret e administrimit te rrezikut te kredise. Lajmin e dhane dje burimet zyrtare ne Banken e Shqiperise. Kjo mase e Bankes eshte vijimesi te ndryshimeve te marra me pare nga autoriteti qendror bankar ndaj bankave te nivelit te dyte me qellim reduktimin e rrezikut qe mund t'u vije bankave nga moskthimi i kredive. Te gjitha bankat detyrohen me ligj te qe te ruajne nje rezerve te pervitshme te detyrueshme me qellim per te perballuar cdo efekt shoc qe mund te vije nga moskthimi i kredive. Dje duke qene se, fenomeni i huave te keqija po vjen gjithe e ne rritje ne sistemin tone bankar per shkak te rritjes me ritme shume te shpejta te dhenies se kredive, Banka e Shqiperise eshte duke e forcuar rregulloren per te rritur rezerven e detyrueshme. Burime nga BSH, njoftuan se, per vitin qe shkoi, por edhe per periudhen ne vazhdim rritja me ritme te shpejta e kreditimit eshte shqetesimi themelor qe Banka e Shqiperise ka lajmeruar ne mbledhjet e meparshme te keshillit te mbikeqyrjes. Brenda sektorit te kredise shqetesim mbetet fenomeni dhenies se kredise ne valute. Banka e Shqiperise ka lajmeruar se, per te menjanuar rrezikun per kthimin e kredive bankat e nivelit te dyte duhet te japin huane ne valuten qe klienti ka te ardhurat. Per kete qellim, Banka e Shqiperise ka vendosur ne kuadrin rregullativ mbikeqyres disa kerkesa te reja, te cilat do synojne ne menyre me te drejtperdrejte zbutjen e rreziqeve qe mban kredidhenia ne valute, vecanerisht ne ato raste kur kredia jepet per huamarres qe nuk gjenerojne te ardhura ne valute. Gjithashtu rritja me ritme te shpejta e kreditimit te ekonomise me mbi 50 per qind ne vit, kerkon me vemendje nga bankat per shkak se, me te njejtat ritme rriten edhe klientet qe nuk mund te kthejne kredine. Per te menjanuar situatat "shok" banka e Shqiperise ka vendosur te forcoje rolin e saj, duke krijuar nje njesi te specializuar, e cila fokusohet ne trajtimin e ceshtjeve te stabilitetit financiar. Keto masa po merren per shkak se, bankat nuk kane marre ne konsiderate nje paralajmerim te bere nga Banka e Shqiperise me pare per rrezikun qe mbart kreditimi e sidomos ai ne valute. Per te siguruar fitime te larta, bankat ne vendin tone abuzojne me dhenien e kredive si ne drejtim te normave te larta te interesit, ashtu edhe ne drejtim te transparences. Konstatimin e ka bere vete Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani, ne nje takim qe ka patur disa kohe me pare me drejtuesit e bankave te nivelit te dyte. Ai ka leshuar kritika te ashpra ndaj bankiereve dhe l ka lajmeruar se do te forcoje edhe me shume rregullat e mbikeqyrjes dhe masat administrative ndaj tyre. Blerina Hoxha


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›