E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti ne port, dy agjenci nen hetim

Vlore- Policia kufitare e Vlores dhe agjentet e krimit ekonomiko-financiar, marrin nen hetim dy agjenci udhetimi te linjes Vlore-Brindizi. Sipas kreut te bluve ne port, Myzafer Elezi, nga drejtoria e kufirit jane kontaktuar te gjitha agjencite turistike qe te mos shesin me bileta mbi kapacitetet e trageteve si per pasagjere ashtu dhe per automjete, me qellim qe te mos kete me konfuzion ne port. Ata kane paralajmeruar drejtuesit e trageteve qe incidenti i fundjaves me tre turistet italiane te mos perseritet me. Elezi shpjegoi se nga strukturat e policise ka nisur hetimi ndaj agjencise turistike "Agudimos" dhe tragetit "Aleksandros", te linjes Vlore-Brindizi, per shitjen e biletave mbi kapacitet, si dhe per rritjen abuzive te cmimit te biletave. "Me rritjen e fluksit te ardhjes dhe ikjes se emigranteve, disa nga agjencite turistike qe operojne ne Vlore kane tentuar te shesin me shume bileta dhe per kete shkak kemi kerkuar nisjen e hetimeve", tha Elezi. Ne portin e Vlores mesojme se jane ngritur 10 sportele per lehtesimin e kontrollit te dokumentacioneve, pese per pasagjeret, kater per automjetet dhe nje per shtetasit e huaj. Nga dy tragete qe operojne cdo dite, jane shtuar dhe dy te tjere, te cilet funksionojne me kapacitet te plote. Cdo dite kalojne nga pikat kufitare nga 1500-3000 pasagjere dhe mbi 500 automjete.

O.Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›