E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku, rritet cmimi per emigrantet

Gjirokaster- Rritet me 1 mije euro cmimi i pageses per te kaluar kufirin drejt Greqise. Dy te rinj nga Shkodra dhe Tirana u kapen nga policia ne kufi, ndersa gjate rrefimit te tyre u zbulua se kishin paguar 2500 euro per te mberritur ne destinacion. Agjentet e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne policine e Gjirokastres ndaluan diten e djeshme edhe shoferin e maunes, i cili tentoi te kalonte ilegalisht ne drejtim te Greqise dy emigrantet klandestine. Sipas burimeve zyrtare, ne baze te informacioneve te marra ne rruge operative, nje mjet kamion po transportonte per ne Greqi dy persona te cilet ishin te pa pajisur me dokumentacion te rregullt.

Uniformat blu dhe agjentet e SHKB-se kane ushtruar nje kontroll ne piken e Kalimit Kufitar Kakavije ne kamionin tip "MAN", me targe FR 2563 B dhe FR 0618 D, me drejtues 47 vjecarin Vasillaq Shyti. "Gjate kontrollit policia evidentoi se ne kabinen e mjetit ishin te fshehur dy persona, njeri nga Shkodra dhe tjetri nga Tirana, te cilet drejtuesi i maunes do t'i kalonte ilegalisht per ne Greqi, kundrejt fitimit 2500 euro per person", tha zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai. Policia ka bere arrestimin ne flagrance te drejtuesit te maunes per vepren penale te "dhenies ndihme per kalim te paligjshme te kufirit, kundrejt fitimit, mbetur ne tentative", si dhe sekuestrimin e automjetit ne cilesine e proves materiale.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, ne bashkepunim edhe me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, po vazhdojne hetimet ne lidhje me zbulimin e implikimit te mundshem te punonjesve te policise dhe personave te tjere te perfshire ne kete rast te trafikimit te klandestineve me destinacion Greqine. Dy klandestinet kane shpjeguar se kishin hipur ne mjet ne qytetin e Fierit duke rene dakort qe te paguanin sapo te mberrinin ne Athine shumen e 2500 eurove ndaj shoferit. Por i dyshuari Vasillaq Shyti eshte mbrojtur duke thene se nuk kishte dijeni per dy te rinjte qe u gjeten ne mjetin te cilin ai drejtonte.

Burime zyrtare te policise thane se edhe ndaj dy klandestineve ka nisur hetimi per vepren penale te "kalimit te paligjshem te kufirit". Me tre te ndaluarit e djeshem ne Kakavije, numri i pergjithshem pergjate tre muajve shkon ne 260 persona, nga te cilet 100 ne Kapshtice dhe 50 ne Durres e Vlore. Operacionet ne brezin kufitar zhvillohen ne bashkepunim mes dy policive, asaj shqiptare dhe greke. Ne to jane perfshire tre policite e qarqeve Gjirokaster, Vlore dhe Korce, kurse nga policia e vendit fqinj, drejtoria e Epirit dhe rajonet e Janines e Kozanes. Sipas zyrtareve te Policise se Shtetit, numri i emigranteve te paligjshem qe kane tentuar kalimin e paligjshem te kufirit eshte dy mije vete me pak nga viti i kaluar.

Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›