E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat, rregullore e re kundër kredive e këqija

 Emirjon Senja

Rritja e fortë e kredive me probleme ka bërë që Banka e Shqipërisë të ndryshojë rregullat për mbikëqyrjen e sistemit bankar. Një vendim i fundit i Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së ka miratuar së fundmi Rregulloren për Administrimin e Rrezikut të Kredive, në të cilën janë të përcaktuara në mënyrë tepër të detajuar kriteret për kategorizimin e kredisë, vlerësimin e aftësive paguese të kredimarrësve, administrimit të humbjeve nga kreditë me probleme dhe përcaktimin enjë fondi të veçantë për mbulimin e kredive të humbura.

Rregullorja fillimisht përcakton organin përgjegjës, i cili do të merret me administrimin e këtij rreziku, i cili është Këshilli Drejtues i bankës. Më pas, rregullorja ndalet shumë gjatë në kategorizimin e kredive, gjë e cila u jep më shumë informacion bankave për cilësinë e portofolit të tyre. Kreditë ndahen në pesë kategori, nga ato më të shëndetshmet deri tek kreditë e humbura, para të cilat bankat nuk i marrin më paratë e dhëna. Kategorizimi bëhet duke u bazuar në gjendjen financiare të kredimarrësit dhe kohën kur ai bën pagesat.

Kategoria e parë janë ato standarde, kur kredimarrësi ka një gjendje financiare të mirë dhe këstet paguhen jo më vonë se 30 ditë nga data limit. Kategoria e dytë janë kreditë në ndjekje , ku kredimarrësi ka një gjendje të mirë financiare dhe mund të bëjë pagesat me gjithë problemet momentale që mund të hasë në pagesa, ndërkohë që pagesa bëhet me një vonesë 31 deri 90 ditë nga data kur ishte përcaktuar. Kategoria e tretë janë kreditë nën standard, ku gjendja financiare e kredimarrësit dhe flukset konsiderohen të pamjaftueshme për të shlyer detyrimet ose banka nuk ka informacion të plotë për aktivitetin e tij financiar. Krahas kësaj, ky vlerësim vlen për kreditë, këstet e të cilave paguhen me një vonesa që fillon nga 91 deri në 180 ditë nga data e paracaktuar.

Ndryshe nga dy kategoritë e para, problem për bankat fillon pikërisht në kreditë që vlerësohen sit ë kategorisë së tretë e më poshtë. Janë pikërisht këto kredi që përbëjnë portofolin e kredive me problem, të cilat deri në fund të muajit gusht u vlerësuan në rreth 950 milionë dollarë.

Kategoria e katërt janë kreditë e dyshimta kur kredimarrësi nuk ka mundësi për të paguar dhe është thuajse i falimentuar. Këstet paguhen zakonisht gjashtë muaj deri një vit me vonesë nga data e paracaktuar. Kategoria e pestë janë kreditë e humbura. Janë disa situata që e bëjnë bankën të vlerësojë kredinë si të humbur. Ato fillojnë nga largimi nga jeta i kredimarrësit e deri tek mungesa e dokumentacionit. Të gjitha këto përmblidhen në pamundësinë për të paguar.

Për sa i përket vlerësimit të gjendjes së kredimarrësit, bankat fillimisht përqendrohen tek financat e tij, menaxhimi, plan biznesi apo mënyra se si do ti përdorë paratë e huazuara, nëse ka pasur kredi të mëparshme dhe si i ka shlyer ato, etj. E gjithë kjo bëhet me qëllimin për të verifikua aftësitë klientit për të paguar dhe që kredia të mos humbë. Kreditë e këqija mbartin shumë problem për bankat duke filluar nga mungesa e fitimit dhe humbja e principalit e deri tek kostot e tjera shtesë siç është ndjekja e tyre apo edhe bllokimi i fondeve rezervë për mbulimin e humbjeve prej tyre.

Kategorizimi i kredive

1-Kredi standard

Gjendja kredimarrësit

Gjendja financiare e kredimarrësit është e mirë dhe ka të ardhura të mjaftueshme për të shlyer këstet. Gjithashtu edhe në të ardhmen parashikohet një ecuri e mirë

Afati

Pagesa bëhet 1 deri 30 ditë me vonesë

2-Kredi në ndjekje

gjendja financiare e kredimarrësit dhe flukset hyrëse të parasë janë të mjaftueshme për të

përmbushur detyrimet, pavarësisht vështirësive financiare të momentit. Nk ka shenja

përkeqësimi të gjendjes së kredimarrësit për të ardhmen

Afati

Pagesa bëhet 31 deri 90 ditë me vonesë nga data e paracaktuar

3-Kredi nën standard

Gjendja e kredimarrësit

Gjendja financiare e kredimarrësit vlerësohet si e pamjaftueshme për përmbushjen e rregullt të detyrimeve të prapambetura, ose banka nuk ka gjithë informacionin e kërkuar në lidhje me aktivitetin e kredimarrësit

Afati

Pagesa bëhet 91 deri 180 ditë me vonesë nga afati I paracaktuar

4-Kredi në dyshim

Gjendja e kredimarrësit

Kredimarrësi konsiderohet thuajse I falimentuar , të ardhurat janë të pamjaftueshme për të mbuluar pagesat e principalit dhe interesave ose mungon dokumentacioni për vlerësimin e aktivitetit

Afati

Pagesa e kësteve bëhet 181 deri 365 ditë me vonesë nga data e paracaktuar

5-Kredi të humbura

Kredimarrësi përfundimisht nuk ka mundësi pagese ose mungon dokumentacioni për vlerësimin e gjendjes së tij financiare ose ai është larguar nga jeta

Afati

Vonesa zgjat më shumë se 365 ditë nga data e paracaktuar

Çfarë janë stres testet

Një pikë e rëndësishme në funksionimit të Këshillit Drejtues është bërja e stres testeve ndaj bankës. Stres testi bëhet duke marrë të mirëqenë një mori treguesish dhe si do të reagonin ato në kushte ekstreme për sistemin bankar siç është ulja e paparashikueshme e rritjes ekonomike për shembull. Nëse treguesit që normal që ka banka do ti rezistonin një skenari të tillë atëherë stres testi konsiderohet i kaluar dhe banka nuk rrezikon. Një praktikë e tillë duhet medoemos që të zhvillohet të paktën dy herë në vit.

Kreditë me probleme, kosto shtesë për bankat

Kreditë me problem rrisin kostot e bankave. Kjo për faktin se nga njëra anë ato nuk mbledhin interesat, paratë janë të bllokuara ndërkohë si dhe së fundmi i shtohet edhe detyrimi për bllokimin e fondeve të tjera në shërbim të mbulimit të humbjeve nga kreditë me problem. Madje, në rastin e kredive në dyshim dhe ato të humbura bankat duket të bllokojnë fonde që shkojnë sa gjysma apo shuma totale e tyre duke rritur edhe më koston. Rregullorja e miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë parashikon krijimin e fondeve rezervë për mbulimin e humbjeve nga kreditë e këqija. Fondet do të krijohen në përqindje të totalit të kredisë për secilën kategori.

1. Në varësi të kategorive të klasifikimit, bankat krijojnë fondet përkatëse rezervë për mbulimin e humbjeve të mundshme nga kreditë.

Normat e llogaritjes së fondeve rezervë përcaktohen si më poshtë:

Për kategorinë standarde………………………………………….. 1 për qind;

Për kategorinë në ndjekje……………………………………….. 5 për qind;

Për kategorinë nën standarde…………………….jo më pak se 20 për qind;

Për kategorinë e dyshimtë ………………… jo më pak se 50 për qind;

Për kategorinë e humbur………………………………….. ……100 për qind.

FMN interesohet tek Fullani për ecurinë e bankave greke

Miratimi i një rregullore të tillë vjen fill pas rritjes së beftë të kredive me probleme, por edhe dy javë pas vizitës së Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe Ministrit të Financave në Uashington ku zhvilluan edhe takime të rëndësishme me përfaqësues të FMN-së. Burime nga Banka e Shqipërisë konfirmojnë se gjatë takimit, përf

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›