Komisioni i Shërbimit Civil zbulon çudinë: Konkurset në administratë janë fiktive
Share
Konkurset për pranimet në administratën publike janë fiktive dhe në të gjitha rastet fitues dalin punonjësit që kanë punuar gjatë asaj periudhe në atë institucion. Në këtë përfundim ka dalë Komisioni i Shërbimit Civil pas kontrolleve të organizuara në katër ministri (Ministria e Financave, Ministria e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Shëndetësisë). Në të njëjtën kohë, në proces kontrolli janë gjithashtu edhe Ministria e Punës, Ministria e Mjedisit, Ministria e Integrimit, Departamenti i Administratës Publike, si dhe bashki e këshilla qarku në Fier dhe Berat. Gazeta qeveritare Panorama e ka zbuluar një gjë të tillë dhe ka vendosur të hapë titullin e madh me këtë gjë.