Bankat rrezikohet te digjen 60 miliarde leke
Nuk ndalet ritmi rrites i nivelit te kredive te pashlyera ne banka duke vene ne alarm sistemin. Te dhenat e muajit korrik te publikuara pak dite me pare nga Banka e Shqiperise tregojne se niveli i kredive me probleme arrin rekordin e 12.97 perqindeshit ose gati dy here me i larte se ai i vitit 2008. Pavaresisht rikthimit te qetesise ne sistemin bankar dhe ne teresine ekonomike te vendit situata me kredite vijon te jete problematike aq sa detyron bankat te aplikojne kushte te forta kreditimi.
Te dhenat e fundit zyrtare nga Shoqata e Bankave tregojne se vetem per muajin korrik shifra e kredive me probleme u rrit me gati 0.87 pike perqindje duke arritur nivelin 12.87 per qind te totalit.
E shprehur ne vlere kjo do te thote se nga 466 miliarde leke kredi qe kane dhene bankat per bizneset dhe individet 60 miliarde klasifikohen si kredi me probleme. Referuar statistikave zyrtare kredite e pashlyera jane rritur me shpejtesi dy vitet e fundit. Ne dhjetor te vitit 2008 kredite e keqija zinin 6.45 per qind te totalit dhe brenda nje viti e gjysme shifra u dyfishua.
Raporte te ndryshme te Bankes se Shqiperise analizat ne fushen ekonomike si dhe studimet tregojne se papunesia ulja e remitancave dhe kriza te biznesi kane krijuar ngercin per mospagesen e kredive. Shume biznese po kredi jo per te investuar por per te qarkulluar mallin dhe shlyer pagesat ne forme detyrimi ndaj te treteve ndersa individet e thjeshte po perballen me situata te paparashikuara ekonomike te rritjes se cmimeve dhe papunesise.
Perkeqesimi i kredive te keqija ka detyruar bankat te shtrengojne kushtet duke e bere edhe me te veshtire aplikimin per kredi sikurse nje tjeter pengese vijojne te jene interesat qe nuk i perputhen politikes monetare dhe kushteve konkurruese ne nje treg prej 3.3 milione banoresh operojne 16 banka me mbi 200 dege e agjenci
AnalizaMosshlyerja e kredive ne banka nuk eshte nje problem vetem i ekonomise shqiptare. Ky fenomen ka perfshire tashme gjithe rajonin duke shqetesuar edhe drejtuesit me te larte te bankave europiane qe kane aktivitet ne Ballkan. Lista e vendeve me problematike kryesohet nga Serbia dhe Mali i Zi ku kredite e keqija jane respektivisht 17.5 dhe 17.2 per qind e totalit. Ne vend te trete vjen Shqiperia me 12.87 per qind dhe pastaj Maqedonia me 9.9 Kroacia me 9.5 dhe Bosnja me 8.7 per qind.
Reuters citon disa nga drejtuesit me te larte te bankave europiane ne rajon te cilet shprehen se behet fjale per nje nivel te larte te kredive te keqija qe do te ndikojne rezultatet financiare te bankave. Ekspertet paralajmerojne se rritja e kredive te keqija ne keto nivele mund ti detyroje disa nga bankat qe te rishikojne strategjite e tyre duke shtrenguar edhe me kreditimin e ekonomise. Nje fenomen qe ekonomia shqiptare po e vuan tashme prej me shume se nje viti.