E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numrat dhe njerezit

Ne nje shtet ku qytetaret kane vleren e numrave te thjeshte qe perdoren ne berezen ku tregtojne partite etnike ne nje vend ku emblema etnike eshte ajo qe e percakton vleren dhe poziten e individit pra ne nje shtet ku njeriu shihet vetem si numer qe ka rendesi ne percaktimin e rolit te te parit e te dytit ne shtepine e perbashket ne ate shtet nuk eshte me rendesi se kush te regjistron por kush i numeron te regjistruarit dhe kush i mban celesat e bunkereve ku ato te dhena ruhen. Dhe duke qene Maqedonia shtet te cilit nuk i intereson gjithaq numri i banoreve dhe amviserive qe ka por sa eshte me i madh numri i maqedonasve krahas atij te shqiptareve te ketushem regjistrimi i popullsise ne kete vend ka dimensionin e veprimtarise se zene ne kthetrat e lojerave etnike ka shenjen e zymtesise ballkanike ku jane sjelle edhe ligje per ta pakesuar natalitetin e shqiptareve pra regjistrimi i popullates eshte i mbeshtjelle me dyshimin per manipulim me numrat e banoreve te ketushem edhe ate varesisht nga perkatesia e tyre etnike. Apo thene edhe me qarte regjistrimet e popullates ne Maqedoni kane pasur e do te kene shenjen e orvatjes se te parit qe vetveten ta tregoje numerikisht sa me te madh e te dytit tia zvogeloje perqindjen aq sa edhe ai vete te bindet se duhet te kenaqet me poziten qe ka. 8232Sa u perket shqiptareve te Maqedonise ata deri tani gjithmone kane qene te numeruar nga te tjeret dhe kurre nuk kane mundur ta numeronin vetveten e te shihnin se sa me te vertete jane. Sic duket e njejta do te ndodhe edhe gjate regjistrimit te paralajmeruar per prillin e vitit te ardhshem i cili qe tani ka nxitur debate ne stilin shqiptaret jane me pak sec thone. Dhe ne tere kete debat ka dicka qe irriton qe kufizohet me absurdin nese shqiptaret jane ne numer me te pakte sec pohojne ata vete apo nese ata jane aq sa thone disa qarqe maqedonase ndash nen 20 per qind atehere nga ajo orvatje e institucioneve shteterore del qe shqiptareve te mos u lejohet pjesemarrja ne perpunimin e te dhenave statistikore Orvatje e cila me te drejte ngjall dyshimin te shqiptaret se dikush manipulon me numrin e tyre dyshim qe te con te shtrosh edhe pyetjen me permbajtjesore se e para nese shqiptaret dyshojne ne ndershmerine e atyre qe i numerojne banoret e ketij shteti atehere pse pranojne regjistrimin e popullates duke e ditur se ne Entin Statistikor te Shtetit nuk ka asnje shqiptar qe mban celesin e bunkereve ku ruhen te dhenat e regjistrimit. Apo pse BDI-ja shqiptare ne qeveri e genjen popullin e vet se mbikeqyresit nderkombetare do te garantojne saktesine e te dhenave statistikore kur te gjithe e dine se monitoruesit e huaj mund ta percjellin realizimin e regjistrimit sa i perket anes teknike por nuk kane asnje mundesi te kontrollojne perpunimin e te dhenave. Pra kontrolloret e huaj do te mund te mbikeqyrin ate ne cka nuk dyshon askush ndash mbarevajtjen e regjistrimit ne terren e jo ate qe pason me vone menyren e perpunimit te te dhenave qe do ti dorezojne regjistruesit.8232Pra sa u perket shqiptareve te Maqedonise ata kurre deri tani nuk kane pasur mundesine ti numerojne te gjitha fletet e qytetareve te regjistruar te Maqedonise me cka njehere e pergjithmone do te bindeshin sa eshte numri i tyre ne kete shtet. Dhe kjo ka ndodhur edhe nga shkaku se perfaqesuesit e tyre politike regjistrimin e popullsise dhe te amviserive e kane ndermendur diten kur eshte shpallur mbajtja e tij. Pra kjo ka ndodhur edhe nga shkaku se pushtetaret shqiptare nuk pyesin pse ne Entin Shteteror Statistikor nuk ka shqiptare neper postet udheheqese por kur vjen koha e regjistrimit u kujtohen nderkombetaret te cilet duhet te mbulojne paaftesite e tyre dhe manipulimin qe ata ia bejne popullit te vet. Andaj mbase edhe regjistrimi i vitit 2011 do jete edhe nje i radhes qe do ta sforcoje mosbesimin nderetnik qe vetem do ta dendesojne mjegullen e paqartesise lidhur me saktesine e numrave te banoreve te Maqedonise sipas perkatesise se tyre etnike. Dhe kjo do te ndodhe fale pushtetareve shqiptare te BDI-se te cilet e genjejne popullin e vet se komisionet e perbera nga perfaqesues te huaj do te garantojne saktesine e te dhenave duke mos treguar se te dhenat do te varen vetem nga ai qe i perpunon fleteregjistrimet.8232Regjistrimi i popullates dhe i amviserive i paralajmeruar per ne vitin 2010 shqiptaret e Maqedonise serish do ti perballe me pyetjet qe ia kane shtruar vetvetes ne te gjitha regjistrimet e meparshme si te mbrohen nga manipulimet e mundshme me numrin e tyre. Dhe si cdohere nje nga mundesite qe ata do ta ndermendin do jete edhe bojkotomi i regjistrimit gje te cilen nuk e deshiron askush por pakkush ka bere dicka qe te shmanget ky rrezik. Per shmangien e ketij rreziku asgje nuk beri as BDI-ja shqiptare ne pushtet e cila sot drejton thirrjen qe te mos politizohet ky proces statistikor por duke mos treguar se si eshte i mundur mospolitizimi i nje procesi i cili gjithmone eshte perdorur per te arritur caqe politike si te mos politizohet ky proces ne kete Maqedoni ku gjithmone tjetri te numeron e ti duhet te pajtohesh me rolin e kopese se lene pa bari e cila kurre nuk do ta dije se cili eshte numri i sakte i saj. Apo si te mos politizohet nje proces i cili ne thelb ka shenje njohese te verteten se ne Entin Shteteror te Statistikave nuk ka asnje shqiptar ne pozite udheheqese qe gjate dy dekadave te kaluara nuk beri thuajse asgje qe aty te punesoheshin dhe aftesoheshin jomaqedonas si parakusht qe te gjithe qytetaret e ketij shteti te ndiheshin individe qe nuk jane te rendesishem vetem si numra qe shtojne taborin e njerit apo tjetrit etnitet por si njerez qe jane njesoj te rendesishem per shtetin.8232Tani per tani askush nuk mund ta parashikoje si do te rrjedhe regjistrimi i vitit 2011. Ajo qe dihet sot ka te beje me te verteten se edhe ne kete regjistrim ndash njesoj si ne gjithe te meparshmit shqiptaret do te kene arsye te dyshojne ne vertetesine e numrave qe do te shpallen ngaqe sipas te gjitha gjasave ata do te duhej te mbeshteteshin ne besimin te te huajt qe do ta mbikeqyrnin kete regjistrim. Ata do te kene arsye te dyshojne pse BDI-ja pranoi te kenaqej me nje komision nderkombetar qe do te mbikeqyrte regjistrimin e nuk kerkoi ate qe e ka obligim ndaj popullit te vet askush te mos mund te shpallte rezultate zyrtare pa pasur ne Entin Shteteror te Statistikes shqiptare qe do te merrnin pjese dhe do te kontrollonin perpunimin e te dhenave pa pasur aty shqiptare qe do te mbanin celesat e bunkereve ku ruhen te dhenat e regjistrimit. Ku ta dish mbase shqiptaret nuk duhet gjithaq te dyshojne ne ndershmerine e institucioneve te Maqedonise sa ne ate te perfaqesuesve te vet qe thone se jane bashkedrejtues te shtetit. Dhe duke dyshuar ne te vetet ata do ta zbulojne ku fshihet celesi qe hap deren per te hyre ne dhomen e te barabarteve ai celes eshte ne xhepat e pantallonave te rene te barinjve politike te ketij populli te cileve asgje nuk u intereson me shume se te jene sa me gjate dhe sa me prane grazhdit te pushtetit i cili ta mbush xhepin e ta majm trupin por njekohesisht ti demton e ti dobeson ndjesite e turpit dhe ato te pergjegjesise.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›