Tirane pranga 4 personave per falsifikim pasaportash

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë pasi u merrnin 2000 euro shtetasve kosovarë për t’u dhënë një pasaportë shqiptare.
Një operacion policor i koduar “Aplikantja” ka vënë në pranga Luan Tetaj, 40 vjeç, Qëndrim Beqaj, 22 vjeç, Fatlinda Tetaj, 18 vjeç, Pranvera Lika ,62 vjeç. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë nën akuzën e falsifikimit të dokumentave, vulave dhe stampave për prodhimin e pasaportave biometrike
Në një deklaratë për mediat Policia e Tiranës përmes zëdhënëses së saj Alma Katragjini bëri me dije se këta shtetas në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë bërë të mundur prodhimin e pasaportës biometrike të Fatlinda Tetës, duke përdorur identitetin e shtetases Tatjana Matraku, banuese në Tiranë.
Po kështu, policia tha se po të njëjtën shtetas po përgatisnin prodhimin e një pasaporte biometrike me gjeneralitetet e një banoreje të Tiranës, të cilët kundrejt vlerës prej 2 mijë eurosh do t`ia shisnin disa kosovarëve.
Zëdhënesja e policisë së kryeqytetit, Alma Katragjini, tha se pas verifikimeve të bëra është konstatuar se grupi nuk ka mundur dot ta çojë deri në fund punën e tij. Ndërkohë antikrimi ekonomik ka sekuestruar 40 makineri lojërash fati, të cilat nuk përmbanin pullën fiskale të Ministrisë së Financave, ndërsa thekson seoperacioni do të vazhdojë edhe ën ditët e ardhshme.