Bankat, tani asnjë kredi pa lënë një peng
FMN kishte kërkuar me kohë frenimin e dhënies së kredisë pa kolateral (garanci), pasi përbënte rrezik për sistemin bankar. Tashmë, kur niveli i kredive me risk po vjen në rritje, Banka e Shqipërisë ka bërë vlerësimin për marrjen e masave, duke hartuar rregulloren e re "Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekore për individët". Në thelb, rregullorja synon ndalimin e kredive konsultore, pra të vogla, që jepen vetëm me një mjet identifikimi, duke mos lënë peng asgjë. Kreditë e pashlyera kanë arritur në nivelin e 250 milionë dollarëve, ku ndikim të konsiderueshëm kanë dhënë kreditë konsultore.
Plani
Burime pranë Bankës së Shqipërisë pohojnë se rregullorja e re do t‘i japë fund akordimit të kredive pa lënë asnjë garanci te banka. Për gati dy vjet me radhë, Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka bërë disa herë thirrje autoritetit monetar që të mbikëqyrë me kujdes kreditë që jepen pa kolateral. Në total, kredia e dhënë për ekonominë është rreth 4 miliardë dollarë, ndërsa depozita rreth 6 miliardë dollarë. Vetë Banka e Shqipërisë nuk e shikon me aq shqetësim nivelin në rritje të "kredive të këqija", duke u nisur nga treguesit e sistemit bankar të vendit të rajonit. Deri tani, Banka e Shqipërisë është mjaftuar vetëm me disa rekomandime ndaj sistemit bankar për më shumë kujdes gjatë procedurës së dhënies së kredisë pa kolateral.
Tregu
Aktualisht, bankat e nivelit të dytë arrijnë të japin deri në 1 milion lekë të reje kredi, pa qenë nevoja të "bllokosh" pasurinë. Kreditë pa kolateral, ose siç quhen ndryshe kredi konsultore, jepen duke filluar me 50 mijë lekë, kurse interesat i kanë më të larta, deri në 20 për qind. Afati për shlyerjen e tyre nuk i kalon 5 vjet, ndërsa penalizmi për vonesat është mjaft i rëndë. Pavarësisht sanksioneve, bankat nuk kanë mundur të parandalojnë ose të marrin masa ndaj atyre klientëve që kanë marrë kredi, duke paraqitur vetëm një mjet identifikimi. Tashmë, me regjistrin e kredive, Banka e Shqipërisë dhe në veçanti sistemi i bankave të nivelit të dytë, e kanë ruajtur më mirë tregun nga rastet abuzive.
Vendimet
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, veç rregullores së re për kreditë konsultore, do të ketë në objekt vendimmarrje edhe disa projekte të tjera, tepër të rëndësishme. Kështu, burime zyrtare pranë BSH-së sqarojnë se do të merret një vendim mbi disa propozime "Për sigurimin e depozitave". Guvernatori e ka hedhur me kohë idenë e rishikimit të nivelit të sigurimit të depozitave, e cila aktualisht është deri në 700 mijë lekë, më e ulëta në rajon.