HISTORI NGA QYTETI NE VA
Drini është fryrë ca frikshëm nga shirat e rreptë që kanë përfshirë Veriun në këto ditë shkurti. Që poshtë këmbëve të Urës së Bahçallakët dëgjojmë një si hungërimë të mbytur. Vjen nga vorbullat e Drinit, lumit më të madh të Shqipërisë. Ne vazhdojmë të ecim përgjatë rrugës nacionale Shkodër-Tiranë, derisa brenda pak minutash kemi arritur në një kthesë. Tabelat shënojnë: Vau i Dejës, Pukë, Kosovë. Kemi hyrë tashmë në një zonë të mbushur me histori. Disa i thonë Fusha e Nënshkodrës disa Zadrima e Sipërme, por për ne kjo gjë nuk ka edhe aq fort rëndësi.
Me Axhën Ramë në Mjedë
Në Mjedë ndalojmë në shkollën në qendër të fshatit. Drejtori i saj Hasan Meti, është një miku ynë i kahershëm. Drejtori do të na shoqërojë në zonën që e njeh më mirë se çdo gjë tjetër, atë të krejt jetës së tij, mes Mjedës dhe Vaut të Dejës. Sikurse na e do puna e bëjmë një shëtitje nëpër Mjedë, një fshat i madh e i shtrirë në një hapësirë të madhe nga bregu i Drinit dhe deri në fushë, atje ku ndodhet njëri prej stacioneve hekurudhore më të mëdha të krejt vendit. Duket sheshit që është një fshat i begatë me njerëz punëtorë. Në rrugë ecin paralelisht karrot me kuaj dhe kamionët e rëndë. Hera-herës kalojnë edhe vetura luksoze. Na bëjnë përshtypje një grup punëtorësh që punojnë mbi një kanal gjigant kullues. Uji në këto anë ka qenë burim i pashtershëm i jetës, por edhe i shumë andrallave. Pikërisht në anë të kanalit takojmë Ramë Hasbegajn, që ka dalë të shëtisë bashkë me mbesën e tij të vogël. Axha Ramë, sikurse e thërrasin të gjithë, është nga ata burra që vazhdojnë ta presin mikun me nderime e durim, njësoj si qëmoti. Ai i përket njërës prej familjeve më të vjetra të Mjedës, asaj të bajraktarit. "Po tash s‘ka ma bajraktarë si ka kenë dikur. Tash puna asht me ligje të shtetit, por njerëzit vijnë e më takojë dhe më kërkojnë këshilla për ndonjë punë a ndonjë tjetër. Falemnderit prej tyne", flet ai me modesti kur bie fjala për historinë e familjes. Familja e Axhës Ramë ka një histori të trazuar. Hasan Isufi, komandanti i xhandarmërisë së Shkodrës në kohë të gjermanëve, që ishte nga Mjeda, ishte një kushëriri i tyre i afërt. Kjo do t‘i kushtonte shumë familjes Hasbegaj. "Fati jonë u vendos, kur gjyshi jem, bajraktari i ksaj zone u burgos që me hymjen e komunizmit. Ka ba fiks nji vjet burg. Pas ksaj na kanë qujt, deri me ardhjen e demokracisë, kulakë. Unë e gruja, por edhe gjashtë fëmijët tanë, kemi hekë keq. Kemi punu gjithë jetën në punë t‘randa, në bujqësi. Për të drejtën e shkollimit as që bahet fjalë. Tash e kena marrë vedin, por prap po lodhem me mujtë me e gjetë atë deshminë e penalitetit të gjyshit. Kam shumë kohë që rrotullohem nëpër zyra. Po nuk duhet me u anku. Na jena fis që jetojmë gjatë. Hala e kam gjallë nanën. Asht 90 e sa vjeç dhe prap mahet e fortë".
Axha Ramë ka qenë dhjetë vjeç kur gjermanët erdhën në këto anë. "I mbaj mend posi! N‘oborr tonë kanë pas ardhë më mush ujë në trumë. U mush oborri me gjerman. Unë isha i vogël e m‘jan dukë edhe ma t‘mdhenj se sa kanë ken në të vërtetë. Ishin të sjellshëm dhe shumë të rregullt. Kurrkuj nuk i kanë ra n‘qafë kot. Pastaj andej nga fundit i 1944 maj men nji ngjarje që m‘asht ngulit fort. Paradite erdhën gjermant dhe thanë që njerëzit të ikshin ose të futeshin ndër bodrume, sepse do të hedhshin urën n‘erë. Në mramje u nigju nji shpërthim i madh. S‘ka met sahan e as sini pa ra n‘tokë, aq i fortë ishte". Pastaj biseda kalon te marrëdhëniet me mirditorët fqinjë, te lidhjet e qëmotshme e të pashkëputshme me Shkodrën derisa nga dikush dëgjohet fjala Drin. Axha Ramë mendohet ca sikur të dojë të flasë për ndonjë njeri të famshëm dhe jo thjesht për një lumë. "Ah, Drini! Për ne dikur ka kenë edhe i mirë edhe i keq. I mirë, sepse prej tij toka merrte ujë në verë, por ma shumë i keq. Noshta ju nuk mund ta merrni sot me mend, por ne dimrit lëviznim me lundra. Uji vite deri në kat të dytë. Përmbytja ma e fundit e madhe që mbaj mend asht ajo e dimrit të 1962. Pastaj u ndërtua hidrocentrali dhe shpëtuam nga ajo e keqe e madhe". Bajraktari i fundit i Mjedës na shoqëron deri në të dalë të fshatit. Këtu "zakoni asht zakon" edhe në mijëvjeçarin e tretë.
Dogana e lakmuar
Një tjetër lumë i famshëm na del përpara. Eshtë Gjadri, degë e njohur e Drinit që vjen nga malet e Mirditës. Edhe ky është i frikshëm për nga "zullumet" e tij. Çuditërisht sot na duket krejt i paqtë teksa shkon i bindur drejt "vëllait të madh", Drinit. Ura mbi Gjadër, nga njerëzit e këtyre anëve konsiderohet si një lloj kufiri me ekstremin më verior të Mirditës dhe Zadrimës. Nga ura dallojmë siluetat e pallateve të qytetit të ri të Vaut të Dejës. Pa hyrë ende mirë në qytet na bën përshtypje një mullar gjigant. Mund të jetë më i madhi në Shqipëri. Pastaj shohim se ky është një lokal krejt interesant, i ndërtuar sipas stilit të kasolleve të staneve, vetëm me dru e kashtë të vendosura mbi një bazament guri. Me Resmiun, ideatorin dhe pronarin e kësaj gjëje të veçantë, miqësohemi shumë shpejt. Ai tregohet i gatshëm të na shoqërojë ku të na e dojë puna. Të rrethuar nga era e athët e kashtës kujtohemi se tani jemi në vendin për të cilin është shkruar aq shumë në kohë të motmotit, por edhe sot e kësaj dite.
Emri i këtij vendi është shkruar në mënyra të ndryshme, sipas gjuhës e kulturës që ka pasur secili prej udhëtarëve të qëmotshëm. Herë Dagno apo Dagnum, herë Danjë, herë Dejë. Ne vendosim që të përdorim variantin "Dejë-Deja" meqenëse zyrtarisht qyteti, që është ndërtuar në të njëjtin vend, quhet Vau i Dejës. Dikur ka qenë ndër vendet më të rëndësishme të krejt Veriut. Jo vetëm se kështjella, që sot është zhdukur krejtësisht, bënte pjesë në fortifikimet rreth e rrotull Shkodrës, por sepse në këtë nyjë të rëndësishme duhej të kalonin se s‘bën karvanët që merrnin rrugën e Zetës, rrugën që dikur, lidhte Shkodrën dhe bregun e Adriatikut me Kosovën dhe më tej me Serbinë. Vetëm në va mund të kalohej. Dhe va donte të thoshte doganë, doganë donte të thoshte pasuri kolosale. Lufta në thelb, si gjithnjë, bëhej për paratë. Në afërsi të Dejës nuk ka qenë vetëm një va i vetëm. Ata ishin katër: Vau i Dejës, Vau i Lezhës, Vau i Gramshit dhe Vau i Spasit. Kalimi në ditët dimërore bëhej me trap, ose me kacekë lëkure të mbushur me ajër, mbi të cilët shtriheshin pasagjerët e frikësuar. Deri vonë njerëzit që merreshin me kalimin e njerëzve dhe të mallrave ishin nga fshati Spatharë. Ishte një lloj profesioni i trashëguar brez pas brezi.
Në fillim, në fund të shekullit XIII, kështjella (seli e një princi dhe e një peshkopi) dhe kalimet e kontrolluara prej saj bien nën pushtetin e një princi serb, pasardhës i perandorisë së gjerë të Stefan Dushanit. Pastaj krejt zona kaloi nën zotërimin e Balshajve. Në 1396, Gjergj Strazimir Balsha ia dorëzon Dejën venedikasve, në të njëjtën kohë me Shkodrën. Në 1431, nuk dihet se si, na shfaqet një guvernator turk. Në 1444 Boja, bijë e një zotërie të hershëm të quajtur Koja, ua jep atë sërish venedikasve. Skënderbeu në 1447, ua mori venecianëve me luftë pas vrasjes së Lekë Zaharisë, djalit të Bojës nga Lekë Dukagjini në pusi, por detyrohet t‘ua kthejë një vit më pas. Në këmbim të dorëzimit të Danjës Venediku i jepte Skënderbeut dhe trashëgimtarëve të tij një pension prej 1400 dukatësh në vit, i cili duhej të dorëzohej çdo 26 tetor, në ditën e Shën Mitrit. Edhe Gjergj Arianiti, vjehrri i Skënderbeut i kërkoi falje Republikës së Shën Markut. Edhe ky mori një shpërblim: titullin e lartë "condottiere".
Në 1456 ishte nën zotërimin e Lekë Dukagjinit. Pas një sulmi të befasishëm në aleancë të përkohshme me turqit, ky burgosi sundimtarin venedikas dhe mori peng gruan e tij bashkë me fëmijët. Dy vjet më vonë Deja bie sërish në dorë të venedikasve, por sulmet e Lekë Duakgjinit vazhdonin. Në 1459 Papa Piu II lëshoi një bulë pontifikale (qarkore papale), me të cilën e kërcënonte me shkishërim Lekën dhe të vëllezërit nëse nuk hiqnin dorë nga sulmet mbi Dejën dhe nëse nuk miqësoheshin me Skënderbeun. Leka u tërhoq në male.
Fundi i Dejës si pikë e rëndësishme ka nisur të ndihet aty nga 1466, kohë në të cilën Sulltani Mehmet Fatihu nisi fushatën përfundimtare kundër Skënderbeut. "Po ju tregoj se si gjithë kohën, edhe në vitin e mëpasshëm, 1465, endej fjala se do të vinte në vend vetë Turku i madh - shkruan në një raport një funksionar venedikas dëshmitar okular i ngjarjeve - kjo fjalë doli e saktë dhe e vërtetë, kur në vitin 1566 ia mbërriti në Arbëri Zoti Turk i madh dora vetë me një ushtri të fuqishme dhe u orvat të pushtonte Krujën; këtë gjë nuk e arriti, por e nënshtroi thuajse të gjithë tokën e të ndjerit zot Skanderbeg. Më 23 mars të po të njëjtit vit Turku ra mbi krahinën e Danjës; dogji, plaçkiti dhe la një shkretëtirë të vetme, pasi shumica e njerëzve e kishin braktisur atë vend me plëng e me plaçkë". (Shmitt, Arbëria Venedikase, K&B, 2007). Që atëherë Deja e humbi lavdinë e saj. Askush nuk bënte më luftë për ta marrë në zotërim. Zoti i vetëm ishte një: "Turku i madh". Kur konsujt francezë dhe austro-hungarezë e vizituan Dejën në shekullin XIX, ata panë vetëm rrënojat e një kështjelle të vjetër në këmbët e Malit të Markut, një postë ushtarake, disa dyqane, një kafene dhe disa hane të mëdha. Ippenit, austriakut, i bëri përshtypje edhe një kishë e vjetër fort e ndryshme për nga arkitektura nga ato që kishte parë gjetiu nëpër Shqipërinë e Epërme. Ishte kisha e Shën Mërisë, një kishë e vogël famullitare e shekullit XIII, e vetmja romano-gotike në Shqipëri. Kjo u mbijetoi tallazeve të kohës deri nga fundi i viteve ‘60 të shekullit të kaluar. Në atë kohë po ndërtohej hidrocentrali "Mao Ce Dun", dinamiti sikurse edhe revolucioni kulturor kinez ishte në modë. Kisha e vjetër u hodh në erë. Tani shumë vetë e mbajnë në xhep po nuk e dinë se ç‘është. Nga kartëmonedha 1 mijë lekëshe hija e kishës së vjetër vazhdon të bashkëjetojë me shqiptarët, njësoj sikur të dojë t‘u kujtojë një mëkat të kahershëm.
Qyteti që lindi nga barakat
Vau i Dejës i sotëm është zyrtarisht qytet dhe qendër e një bashkie me 13 mijë banorë. Në qendër na bëjnë përshtypje dy gjëra të vetme, një monument i Nënë Terezës dhe një kishë katedrale. Kjo është katedralja e Shën Kollit, mbrojtësit të malësorëve. Në krah të saj është rindërtuar një kishëz e vogël, një imitim i Shën Mërisë së hedhur në erë. Vau i Dejës është qendra e një ipeshkvie më vete, asaj që mban emrin e vjetër Zapa. Shumë kohë më parë, qendra e saj ishte në Nënshat, në Zadrimë.
Eshtë kohë dreke dhe ndonjë lopë e tërhequr me mund nga ndonjë i moshuar përzihet me veturat me targa të Shkodrës. Mbi qytet lartësohet diga ku janë vendosur turbinat e hidrocentralit. Ky duket krejt i heshtur, sikur të mos jetë një gjigant që prodhon energji, po vetëm një dëshmitar i kohëve të shkuara. Në fakt, në zemër të digës vazhdojnë të gjëmojnë turbinat që e kthejnë energjinë e Drinit në dritë. Në periferi të qytetit, pak para se të ngjitemi në digë, e gjejmë veten në një lagje që është krijuar krejt nga disa baranga të bardha. Shoqëruesit tanë na tregojnë se këtu u vendosën në kohën e fillimit të punimeve për digën fshatarët me toka të përmbytura dhe punëtorët që erdhën nga krahina të tjera. Një nga të ardhurit e takojmë në rrugicën e qetë përballë shtëpisë së tij të ulët. Avni Kaziu ka ardhur 5 vjeç në kantierin që gjëmonte nga zhurmat. "Ne jemi nga Dibra - thotë Avniu - baba ishte minator. Ishim shtatë vetë në familje. Pak të varfër ishim, pak na u dogj edhe shtëpia… Kështu që në 1967 u vendosëm këtu dhe që atëherë nuk kemi lëvizur më. Në fillim kemi banuar në Mjedë, ku nana u detyru të punonte në bujqësi. Pastaj këtu. Ky është vendi ku jam rritur unë, në skaj të kësaj digës së madhe. Si gjithë të ardhurit në fillim kemi pasë problem me vendasit, por tash ato kanë kaluar. As që duhen zënë ma me gojë. Madje tashmë bëjmë edhe krushqi me to".
Jak Cara, ish-ushtarak, është nipi i bajraktarit të dikurshëm të Laçit. Tani është kryeplak. Laçi, që i thonë "Laçi i Vaut të Dejës" për të mos e ngatërruar me Laçin e Kurbinit, ka qenë fshati më i afërt i Dejës. Banohej nga katër fise të vjetra: Cara, Tanushi, Ndokaj, Palgjinaj. Tani është thjesht periferia e Vaut të Dejës. Me Jakun shohim shtëpinë e vjetër të Zef Carës, fort i njohur për "nder e burrni në këto anë". Në shtëpinë e vjetër të gurtë, tani jeton një nip tjetër i Zefit, Pashk Cara. Me nipat e të parit të Laçit i hyjmë një bisede të gjatë për kanunin dhe zbatimin e tij. "Ne jemi mirditorë. Mund të na quani si skajin më veriperëndimor të Mirditës - na thotë Jaku, kryeplaku - ça janë nga Ura e Gjadrit e këndej zbatojnë të njëjtat zakone, të njëjtin dialekt, kanë të njëjtat tipare sikurse mirditorët. Edhe Kanuni është ende i fortë në këto anë. T‘ju jap një shembull: Kohët e fundit vetëm për një be të rreme për një grua të varun janë vrarë dhjetë djem të rinj. Kanuni i ka rrënjët e forta ende, sidomos atje ku ligji nuk ndjehet". Në këto biseda e sipër ia pimë një kafe Pashkut, nipit të bajraktarit. Zakoni e do se "nuk mundesh me ikë pa nji kafe". Tej në horizont, në Jug të Laçit na bën përshtypje një shkëmb i vetmuar në formë piramide. Eshtë "Shyta e Hajmelit". Dikur të moçmit e vendit hijen e saj e kishin të vetmin sahat. Eshtë një "orë" që i shkon fare për shtat historive të vjetra të njerëzve që jetuan nga vau.
Çudi gjatë L.II.B.
Gjermanët shpëtojnë anglezët nga shqiptarët
Kjo që do të lexoni më poshtë mund të jetë nga historitë më kurioze të Luftës së Dytë Botërore. Në këtë histori përzihen shumë palë, gjermanë në ikje, shqiptarë të veshur me uniforma naziste, partizanë, anglezë dhe malësorë. Ajo është rrëfyer nga austriaku Walther Peinsipp, ish-oficer zbulimi i Wehrmacht-it në Shkodër, njohës shumë i mirë i malësorëve dhe i Shqipërisë së Veriut. Peinsipp përfundoi më vonë diplomat austriak në Beograd dhe në moshë të shtyrë botoi një libër mbi Shqipërinë e Epërme. Nga ky libër është nxjerrë historia e çuditshme.
Andej nga nëntori i 1944, gjermanët kishin vetëm një gjë në mendje, si mund të tërhiqeshin me sa më pak humbje drejt Gjermanisë përmes Shqipërisë dhe Jugosllavisë të mbushura me partizanë. Në këtë situatë, Shkodra dhe rrugët që mbërrinin në të zinin një pozitë kyçe. Në njërën prej këtyre ditëve të trazuara gjermanët mësojnë se në periferi të Shkodrës, në familjen e një mullixhiu mik i Peinsipp, ishin strehuar dy anglezë. Një gjeneral gjerman vrapon të thërrasë përfaqësuesit e bajrakut dhe u kërkon, disi me të rreptë, që të dorëzojnë anglezët, ndryshe jo vetëm mullixhiu, por krejt bajraku do të kishte pasoja. "Gjermanët thonë gjithmonë se ata kanë ardhur si miq në vendin tonë - i është përgjigjur gjeneralit gjerman njëri prej malësorëve - e kjo do të thotë pra se ata duhet të respektojnë zakonet e ligjet e mikpritjes e të mbrojtjes së mikut dhe të mos bëjnë asgjë që e cenon nderin e malësorëve". Takimi me gjeneralin në Shkodër është mbyllur pa asnjë rezultat. Malësorët janë shprehur të gatshëm të ngrenë pushkët kundër gjermanëve nëse preken miqtë e largët që u kishin ardhur në besë. Një situatë e tillë ishte fort e koklavitur. Shtëpia e mullixhiut me dy anglezët brenda prej kohësh ishte rrethuar nga forcat e Hasan Isufit, një njeri i fuqishëm nga Mjeda, komandant i xhandarmërisë dhe i forcave kosovare SD (komando gjermane të ndërhyrjes së shpejtë). Gjermanët nuk kishin interes që t‘i shtonin radhët e kundërshtarëve të tyre, kështu që në lojë hyn Peinsipp, miku i malësorëve. Ky bën një takim me një bajraktar mik të mullixhiut. Edhe ky mban të njëjtin qëndrim: "Ne s‘kemi rrugëdalje tjetër veçse t‘i dalim zot mullixhiut sido që të shkojë puna. Ne qëllojmë vetëm për të mbrojtur nderin e miqve dhe të të zotit të shtëpisë. Nuk duam t‘i lemë shkas Enver Hoxhës të thotë se kemi humbur edhe nderin".
Në këtë situatë të ngatërruar, gjermanët ishin të gatshëm të bënin një sy qorr, por nuk tërhiqej nga rrethimi Hasan Isufi dhe njerëzit e tij, për të cilët tërheqja ishte një çnderim i vërtetë. Atëherë, Peinsipp dhe komandanti gjerman i qytetit sajojnë një rreng. Në fillim hapin fjalë se partizanët kishin planifikuar të hynin në qytet të veshur si kosovarët e Hasan Isufit. Vetë këtë të fundit e lajmëruan se shtëpia e tij në Mjedë do të sulmohej nga komunistët. Isufi, bashkë me disa njerëz të ngushtë e la rrethimin dhe shkoi të mbrojë shtëpinë nga sulmi imagjinar. Nga ana tjetër të gjithë kosovarët SD u kërkuan nga komanda gjermane në Shkodër "për verifikim dokumentesh". Këta, me gjithë protestat, pranuan të ndiqnin xhandarët e rreptë fushorë gjermanë. Rrethimi u hoq. Askush nuk u dëmtua. Mullixhiu dhe dy anglezët e patën rrugën e lirë për të shpëtuar.
(Walther Peinsipp, Das Volk der Skypetaren, Ein Beitrag zur Rechtsarchaeologie und zur soziologischen Anthropologie des Balkans, Boehalu Verlag, Wien-Graz 1985. Përkthimi shqip: Populli i shqipeve të malit. Një kontribut në "arkeologjinë" e Drejtësisë dhe antropologjinë sociale të Ballkanit, përktheu Gladiola Kraja, "Mirdita", Tiranë 2005).