E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankave greke s`do t`u nevojitet ndihma e BE-së dhe FMN-së

Bankat greke të cilat janë goditur rëndë nga kriza ekonomike mund të mos kenë nevojë për  ndihmën e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, deklaroi drejtori i Bankës Qendrore Greke Jorgos Provopulos.

BE-ja dhe FMN-ja kanë ofruar rreth 50 miliardë euro për rikapitalizimin e bankave, pronaret më të mëdha private të debitit grek.

Bankat morën pjesë në ristrukturimin e debitit, ku pronarët humbën 74 për qind të investimeve të tyre.

Provopulos theksoi se rikapitalizimi i bankave do të përfundojë deri në shtator të këtij viti.

Ai paralajmëroi edhe një herë se nëse Greqia e braktis eurozonën kjo do të thotë “hapje e dyerve të ferrit”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›