E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legarde kërkon më shumë reforma

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Legarde, ka thënë se vendet anëtare të BE-së duhet të ndërmarrin më shumë reforma ekonomike.

Ajo ka tërhequr vërejtjen kundër “qetësimit me ndjenjën e rreme të sigurisë”, pas miratimit të pakos së shpëtimit për Greqinë, e cila do ta shpëtojë këtë vend nga falimentimi.

Duke folur në Pekin, Legarde tha se vendet e zhvilluara duhet t`i forcojnë sistemet e tyre financiare dhe t`u bëjnë ballë borxheve të mëdha.

Ajo tha se vendet e zhvilluara duhet të reduktojnë cënueshmërinë e tyre ndaj goditjeve të jashtme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›