E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Rritja e moshës së daljes në pension, domosdoshmëri

Ndryshimi i skemës së pensioneve është një domosdoshmëri për Shqipërinë. Kreu i Ministrisë së Financave, Ridvan Bode, ripërsëriti edhe njëherë faktin se rritja e jetgjatësisë dhe shtimi i shpenzimeve të buxhetit për pensionet çon domosdoshmërisht në rishikimin e skemës.
 

Ministri i Finanacave deklaroi ndër të tjera se niveli i borxhit publik është i lartë, por jo problematik.
“Borxhi i Shqipërisë është i sigurt, pasi pjesa dërrmuese e tij “është borxh i brendshëm dhe nuk rrezikohet nga kriza e borxheve në Europë. Nga ana tjetër, qeveria do të vazhdojë politikën e taksave të ulëta”, tha ministri i financave.

Ndërsa në lidhje me krizën në vendet e Eurozonës, Bode u shpreh se vendi ynë nuk rrezikohet drejtpërdrejt nga ky fakt.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›