Bankieret, fajdexhinjtë që do të urrehen gjatë…
Bankierët kanë qenë gjithmonë një sërë pro
fesionistësh, për të cilët nuk ka ekzistuar
kurrë ndonjë simpati e veçantë, e megjithatë
ishin gjithmonë të rrethuar nga një aureolë
mistike. Politikanët dhe gazetarët ishin më pak të
respektuar, ndërkohë që agjentët e pasurive të patundshme
tradicionalisht janë renditur në fund të
klasifikimit. Javët e fundit, me ndryshimet e mëdha
në botë, kjo renditje është shprishur. Asnjë grup
profesionistësh nuk u ngjall njerëzve më shumë
përbuzje dhe inat sa bankierët. Në Britaninë e
Madhe, me ndërhyrjen financiare të shtetit në
bankat e mëdha të vendit, në nevojë urgjente për
likuiditete, pritet që shumë nga drejtuesit e lartë
të tyre të lënë detyrën. I pari ndër ta është kreu i
"Royal Bank of Scotland", Sir Fred Goodwin, por sigurisht
që ai do të pasohet shumë shpejt edhe nga
emra të tjerë. Ky është vetëm një nga çmimet që
institucionet financiare të drejtuara deri në këtë
moment prej tyre duhet të paguajnë në luftën për
mbijetesë. Mëkatet e tyre janë të mëdha. Së pari,
ata dështuan në të kuptuarit dhe të nuhaturit e
rreziqeve të bizneseve të tyre; prej vitesh kanë
marrë paga e bonuse marramendëse për të endur
pikërisht katastrofën në të cilën gjenden sot bankat
e tyre. Ǒështë më e keqja, institucionet e tyre
kërkojnë tani të rimëkëmben me paratë e taksapaguesve.
Kjo lloj ndjenje ndaj "varrmihësve" të
bankave sa vjen e po përhapet gjithnjë e më shumë,
me një shtrirje aktuale në të dyja anët e Atlantikut.
Një javë më parë, ish-shefi i bankës së dështuar të
investimeve "Lehman Brothers", deklaroi në lidhje
me atë që ndodhi, se ndjente një dhimbje që do ta
mbarte me vete gjatë gjithë jetës. Kjo deklaratë e
bërë para një komisioni të Kongresit Amerikan,
edhe pse me tone mallëngjyese, nuk arriti që t‘i
prekë kritikët e tij. Po përse? Sepse si mund të të
vijë keq për një njeri që pranon me plot gojën se ka
futur në xhep 300 milionë dollarë në harkun kohor
2000-2007 në një bankë, të ardhmen e së cilës
mund ta kishte shpëtuar nëse nuk do të ishte
treguar, së bashku me drejtues të tjerë, i pangopur
dhe lakmitar deri në ekstrem. Rënia e shefit të "Lehman
Brothers" ishte e menjëhershme. Prillin e
kaluar ai paralajmëroi me një mungesë totale vizioni
se më e keqja e krizës financiare bankare kishte
kaluar. Sot ai është sinonimi i personit të papërgjegjshëm,
të korruptuar e inkompetent, sinonimi
i bankierit të majmur, lakmia e të cilit i ka shkaktuar
probleme miliona vetave. E ndërsa bankieri
i përlotur ka shprehur keqardhjen para Komitetit
të Kongresit, kundërpërgjigjja e drejtuesit të
panelit, republikanit Henry Waxman, ishte: "Ju nuk
të jepni aspak përshtypjen e atij që është penduar
për atë që ka bërë". Pra a është e drejtë që t‘i urrejmë
këta bankierë? Duam apo nuk duam ata tashmë
janë kthyer në një shënjestër urrejtjeje të përbotshme.
Një pjesë e madhe e tyre e meritojnë këtë
ndjenjë. Rastet e maskarallëqeve bankare janë të
shumta e të jashtëzakonshme dhe deri tani ajo çka
ka dalë është vetëm maja e ajsbergut. Një grup
bankierësh të së famshmes "Credit Suisse", në bazë
të përfundimit të një hetimi, doli se kishte manipuluar
qëllimisht të dhënat e bankës për të mos humbur
marrjen e bonuseve. Pjesa më e madhe e bankierëve
dështuan në kuptimin e thelbit të biznesit
të mbledhjes së kapitalit. Por ajo çka të neverit më
shumë është sjellja e tyre e papërgjegjshme dhe
moskokëçarëse ndaj asaj çka ka ndodhur dhe dalja
pa lagur nga situata që vetë e krijuan, apo mbajtja
e përgjegjësive dhe mbi të gjitha besimi i tyre se do
të dalin nga situata me ndihmën e paketave të
shpëtimit të qeverive, apo bankave qendrore.
Armiqësia ndaj bankierëve nuk është një fakt i ri
dhe i sotëm. Kjo lloj ndjenje është shumë më e hershme
se ajo që ka lindur në kaosin e gjendjes financiare aktuale. Neveria ndaj tregtisë dhe parave
është pjesë e historisë dhe kulturës së shumë
vendeve, veçanërisht ato me një të shkuar të lashtë
në tregti dhe financë. Marrim rastin e Britanisë
së Madhe, atdheut të kapitalizmit. Lëvizja romantike
ngriti zërin kundër zhbërjes së vlerave
shpirtërore nga biznesi dhe paraja. Lëvizja punëtore
dënoi akumulimin e pasurisë që, sipas vetë
fjalëve të Marksit, prodhonte "mizerje, vuajtje nga
puna, skllavëri, injorancë, brutalitet dhe degradim
moral". Imazhi i grabitqarit financiar është shumë
i fuqishëm. Industrialisti, për shembull, bën diçka
të qartë, sipërmarrësit ndërmarrin rreziqe. Ndaj
kësaj kategorie njerëzish që kanë biznese e prodhojnë,
nuk ka ndonjë inat të veçantë apo urrejtje.
Askush nuk e urren Bill Gates, familjen Anjeli, dinastinë
Mittal, pra njerëz që prodhojnë e kanë biznese.
Përkundrazi, ata që shkaktojnë vërtet neveri,
përçmim dhe urrejtje janë huadhënësit, që në
fakt janë qenie parazitare. Personazhi i huadhënësit,
ose fajdexhiut është i vjetër dhe pavarësisht
se sot ata janë me kollare e çanta, janë pinjollët
modernë të gjyshërve të tyre rrjepacakë të
shekujve më parë. Personazhe të tilla kanë qenë
pjesë e perlave të letërsisë botërore, madje i gjejmë
shumë edhe në Bibël. Sipas Ungjillit të Mateos,
Jezusi shkoi në tempullin e Zotit dhe i përzuri të
gjithë ata që e kishin shndërruar atë vend të shenjtë
në një shitore për shitblerje dhe i përmbysi
tryezat e atyre që merreshin me shkëmbimin e
monedhave. Mos të harrojmë këtu edhe Shekspirin
e madh që përshkruan me mjeshtëri fëlliqësinë
e fajdexhiut Shylock në "Tregtari i Venedikut" e
plot e plot personazhe të tjera. Nocioni se ata që
japin hua janë shfrytëzues kur caktojnë interesa të
larta, i ka rrënjët e thella. Por për hir të së vërtetës
duhet thënë se zhvillimi i ekonomisë botërore është
varur në rritjen dhe fuqizimin e huadhënësve.
Sistemi bankar modern lidhet ngushtësisht dhe
kryesisht me një emër të vetëm: shtëpia Rothschild
e themeluar në Frankfurt nga Mayer Amschel
Rothschild (1743-1812). Ky emër u përhap nga 5
pasardhësit e tij në të gjithë Evropën dhe kulmin e
pushtetit Rothschild-ët e arritën nën lidershipin e
Nathan Rothschild, i cili lindi në vitin 1840 dhe vdiq
në vitin 1915, ndërsa premtimi i valës së madhe të
globalizmit u varros në kasaphanën e Luftës së
Madhe. Mathan Rothschild promovoi tri çështje
kryesore për të: financën ndërkombëtare, tregtinë
e lirë dhe standardin e arit si garantues i monedhës.
Në krizat e sistemit bankar të asaj periudhe, Rothschild-
ët tentuan të stabilizonin sistemin financiar,
pak a shumë atë që po bëjnë sot bankat qendrore.
Kur "Baring Brothers" falimentoi për shkak të mospagimit
të një borxhi ndaj Argjentinës, Rothschildët
e shpëtuan bankën për të shpëtuar sistemin financiar.
Fusha e dukshme e aktiviteteve të Rothschild-
ëve, që i kalonte kufijtë e një vendi, ngjalli
një kundërshti të madhe politike. Një nga njerëzit
e letrave më me ndikim të shekullit të 19-të, Thomas
Carlyle, kur ishte në moshë të thyer shkonte
poshtë shtëpisë ku banonte Nathan Rothschild
dhe murmuriste mallkime ndaj tij. J.A. Hobson,
ekonomisti liberal, shumë i cituar edhe sot e kësaj
dite nga liberal-demokratët modernë, deklaroi në
vitin 1902 se nëse shtëpia e Rothschild-ëve do të
vendoste për një luftë, atëherë asnjë qeveri nuk do
të mund ta kundërshtonte. Pas Evropës, një gjë e
tillë nisi që të përhapej edhe në Shtetet e Bashkuara.
Bankierët insistonin se dollari duhej që të
mbështetej nga ari për t‘u dhënë besueshmëri financiare
Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky
standard u kundërshtua ashpër nga demokrati
William Jennings, tri herë kandidat për president.
Sipas tij, standardi i arit kishte efekt deflacioni në
të ardhurat e fermerëve. Si lapidar do të mbetet
shprehja e tij: "Njerëzimi nuk mund të kryqëzohet
në një kryq të artë". Megjithatë, bankierët,
veçanërisht ata të J. P. Morganit, ishin të rëndësishëm
në zgjidhjen e krizës së vitit 1907, që
shpërtheu si pasojë e falimentimit të kompanisë
"Knickerbocker". Ky kërcënim ndaj sistemit bankar
çoi në themelimin e bordit të Rezervës Federale në
vitin 1913. Si për ironi, bankierët e bankave qendrore
u treguan shumë më pak parashikues e vizionarë
se ata të bankave tregtare. Ata ishin personazhet
negative të krizave më të rënda financiare të
shekullit të kaluar, falimentit të vitit 1920 dhe
Depresionit të Madh që e pasoi. Charles E. Michell,
shefi i "National City Bank", u nxor para nënkomitetit
të Senatit për Bankat dhe Monedhën në
vitin 1933 për të dhënë llogari ndaj akuzave për
manipulime të stoqeve. Akuza të ngjashme u bënë
edhe kundër Albert H. Wiggin, presidentit të
"Chase National Bank". Në Britani, skandali më i
madh financiar i kohës ishte kolapsi i perandorisë
bankare të Clarence Hatry, që u akuzua për mashtrim
me certifikatat e aksioneve që ishin përdorur
si kolaterale për huat. Dështimi i tregjeve zbuloi
praktika aspak të ndershme dhe shumë të dyshimta
biznesi. Megjithatë, dëmi që pati ekonomia reale
ishte më shumë pasojë e një politike të keqe,
sesa i praktikave të dështuara financiare. Në vitet
‘30, politika financiare u shtrëngua, e kundërta
ndodhi në vitin 1987 me falimentimin e tregut të
aksioneve, kur bankat derdhën në sistemin financiar
shumë likuiditete. Në vitin 1987, të paktën,
politika funksionoi: recesioni u paralajmërua. Në
vitin 1930, politika monetare bëri që recesioni të
shndërrohej në diçka edhe më të keqe dhe që nga
ajo kohë imazhi i bankierëve të pangopur u
ndërthur me folklorin kolektiv. Financierët që karakterizohen
nga grykësia dhe koprracia janë vetëm
një pjesë e peizazhit financiar. Një krizë tjetër e
sistemit bankar ishte ajo e 1973-1974, kur shumë
banka të vogla dështuan si rezultat i kolapsit të
çmimit të pronave, apo kulturës shumë të
përhapur të huave të pabazuara në kolaterale të
sigurta, apo spekulimeve pak a shumë si në krizën
aktuale. Por kriza financiare sot është ndryshe.
Rregullatorët po përballen jo më me institucione
të vogla dhe individë të caktuar, por me një dështim
të përmasave të mëdha dhe sistematik. Në sektorin
bankar ekziston gjithmonë rreziku i "infektimit",
sepse bankat janë të lidhura me njëra-tjetrën
në tregun e huave. Bankat marrin hua afatshkurtra
nga njëra-tjetra dhe ndërkohë japin hua afatgjata
për biznesin apo për blerje pasurish të patundshme.
Kolapsi i një banke do të çojë, dhe kjo ka
ndodhur tashmë, në një moment kur ato nuk do t‘i
japin më hua njëra-tjetrës, përveç në rastet kur
interesi do të jetë shumë i lartë nga frika e mosrimarrjes
së parave. Liberalizimi i sistemit financiar,
që ka nxjerrë shumë njerëz nga varfëria, është
shumë i ndjeshëm ndaj borxheve të këqija. Opinioni
publik mund të mos e kuptojë zhargonin e
tregjeve financiare, por ai shpreh një mosbesim të
hapur ndaj bankierëve kryesorë, të cilët kanë operuar
në një sistem ku fitimet e tyre janë të mbrojtura,
ndërsa kursimet e njerëzve jo.